Një “cunami” me variantin “Omicron” ka goditur Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas festave të fund vitit. Vetëm të hënën, u regjistruan mbi një milion raste të infektimit, dyfishi në krahasim me katër ditë më parë dhe katërfishi në pak më shumë se një javë.
Infeksionet e regjistruara janë 1,042,000, edhe pse një pjesë e të dhënave ka të bëjë me fundjavën e kaluar. Sidoqoftë, rekordi i mëparshëm në një ditë të vetme ishte 591,000 infeksione, të regjistruara të enjten e kaluar.
Të dhënat, të publikuara nga Universiteti Johns Hopkins, megjithatë mund të ndryshojnë nga ora në orë, duke mos marrë parasysh se shumë amerikanë që tani mbështeten në testet anti-Covid të përdorura në shtëpi.
Që nga fillimi i pandemisë në SHBA, ka pasur më shumë se 56 milionë infeksione dhe afro 830 mijë viktima të virusit. Në Florida, një nga shtetet më pak kufizuara të SHBA-ve sa i takon virusit, infeksionet janë rritur me 948% në dy javë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje