Shpesh thuhet se mosha është vetëm një numër. Një shprehje që thuhet me shumë lehtësi, ndoshta pa e besuar shumë. Por historia që vjen nga Zelanda e Re, saktësisht nga Scarborough Beach, është një konfirmim i plotë se kjo shprehje ka vërtetësinë e saj.
Sepse të bësh sërf në moshën 92-vjeçare nuk është se ndodh shpesh. “Derisa të qëndroj më këmbë në tavolinën e sërfit, do të vazhdoj”, – thotë Nancy Maherne, e fotografuar gjithmonë me tavolinën e sërfit në duar. Këto foto kanë sjellë edhe historinë e kësaj gruaje, që e ka kaluar jetën e saj mes udhëtimeve, eksperiencave të ndryshme dhe autostopit.

Nancy ka lindur në Wellington, në 1929-ën, dhe thotë se ka bërë një jetë të bukur, “pa pasur asnjë moment mërzie”. Pasi mbushi 20 vjeç ajo la Zelandër e Re dhe shkoi në Angli, më pas u kthye si nënë në vendin e saj, ku nisi të bënte sërf. Siç duket në foto, tavolina e saj e sërfit ëhstë mjaft e konsumuar.
Është prodhuar në vitet ‘70, ka humbur ngjyrën dhe është e gjitha e bardhë. Është plakur si pronarja e saj, por qëndron e fortë dhe sfidon ende dallgët. “Më pëlqejnë dallgët e mëdha, nuk ka sens të kalosh shumë dallgë të vogla njëra pas tjetrës, pres derisa të vijë ajo e duhura dhe pastaj hidhem”, – pohon Nancy.
Nancy Maherne sigurisht ka tërhequr vëmendjen edhe të sërfistëve të tjerë. “Të gjithë më resektojnë, ndoshta vetëm ngaqë jam e moshuar”, – thotë ajo. Po kush është sekreti pas këtij shembulli të pabesueshëm jetëgjatësie në sërf? Sipas fjalëve të vetë protagonistes, shumë gjëra lidhen me dietën e saj. Nancy është vegjetariane dhe është mësuar të konsumojë ushqime pa sheqer.

Përveç kësaj është edhe aktiviteti sortiv 360°, me xhiro me biçikletë, vrapime dhe gjimnastikë. Kështu, sportet bashkojnë gjeneratat. Kemi parë shumë të rinj që e kanë të ardhmen përpara, ndërsa kjo histori na kujton se pasioni nuk ka moshë. Mjafton të besosh dhe të përgatitesh si duhet, si mendërisht, ashtu edhe fizikisht.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



