Ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare Jean-Marc Vallée, regjisori kanadez, i cili ndër të tjera ka drejtuar filmin “Dallas Buyers Club” dhe sezonin e parë të serialit “Big Little Lies”. Shkaqet e vdekjes së tij të papritur nuk janë bërë ende të ditura, por kolegu i tij, Nathan Ross raportoi për mediat amerikane qw Vallée vdiq gjatë fundjavës, në Quebec City.
“Jean-Marc ishte sinonim i kreativitetit, autenticitetit dhe përpjekjes së gjërave ndryshe, tha Ross. – Ai ishte një artist i vërtetë dhe një djalë bujar dhe i dashur. Kushdo që punonte me të nuk mund të mos shihte talentin dhe vizionin që zotëronte. Ai ishte një mik, një partner krijues dhe një vëlla i madh për mua. Do të na mungojë shumë mësuesi, por ngushëllohemi të dimë se stili i tij i bukur dhe puna e tij me ndikim që ka ndarë me botën do të vazhdojë të jetojë”.
I lindur në Montreal në vitin 1963, Vallée kishte filluar të ishte regjisor duke drejtuar videoklipe dhe kishte bërë debutimin e tij në film me thrillerin “Liste Noire” të vitit 1995. Dhjetë vjet më vonë ai ishte bërë i njohur me komedinë dramatike “C.R.A.Z.Y” dhe në vitin 2009 “The Young Victoria” i kishte fituar tre nominime për Oscar. Filmi i tij më i njohur dhe më i famshëm ishte atëherë “Dallas Buyers Club”, i lëshuar në vitin 2013: historia e vërtetë e Ron Woodroof, pacientit me AIDS, i cili kontrabandonte barna eksperimentale në stigmën e viteve ’80, mori gjashtë nominime për Oscar dhe solli në shtëpi tre, duke përfshirë ato të dy aktorëve Matthew McConaughey dhe Jared Leto.
Një vit më pas regjisori drejtoi filmin “Wild”, për të cilin Reese Witherspoon dhe Laura Dern u nominuan për Oscar, ndërsa në vitin 2015 ishte “Demolicion – To love and to live” me Jake Gyllenhaal. Në vitin 2017 mbërriti seriali i HBO “Big Little Lies” me një super kast femrash (ndër të tjera Nicole Kidman, Reese Witherspoon dhe Laura Dern) që i solli Vallée një çmim Emmy Award.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



