Menaxhim

Bizneset që shesin produktet e tyre me kredi do të ‘largohen’ nga përgjegjësia e ndërmjetësit midis bankës dhe klientit

Bizneset që i mundësojnë klientëve ofrimin e një shërbimi me mundësi kredie nuk do të kenë më asnjë përgjegjësi mbi informimin parakontraktor të klientëve.

Sipas rregullores së sapo miratuar nga Këshilli Mbikëqyrës i BSH-së,  “Për kredinë konsumatore dhe hipotekare”, kjo detyrë i kalon bankave apo institucioneve që kryejnë huadhënien.

Këto biznese që zakonisht i përkasin fushës së pajisjeve elektronike dhe smart shërbejnë si ndërmjetës midis instiucioneve financiare jo banka dhe klientëve.

Rregullorja e re përfshin dhe kontratat e kredive më afat të pacaktuar, open-end, ku lejon përfundimin e një kontrate të tillë më para nga se është caktuar, pa nevojën e pagesave shtesë. Kjo ndalohet vetëm në rastet e dakordësimit të një njoftimi paraprak, për jo më pak se dy muaj.

Rregullorja “Për kredinë konsumatore dhe hipotekare” ishte ndryshuar për herë të fundit në muajin shtator, me qëllim vendosjen një norme maksimale efektive të interesit për kredinë konsumatore. NEI maksimal do të llogaritet si mesatare e normës efektive të interesit të aplikuar nga subjektet, sipas llojit të kredisë konsumatorë. Kjo pritet të hyjë në fuqi në janar 2022.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë