Taksa

Penalitetet e bizneseve që nuk fiskalizohen brenda afatit do të zgjaten deri më 30 qershor 2022

Penalitetet për disa kategori biznesesh që nuk zbatojnë proceset e fiskalizimit do të shtyhen deri më 30 qershor 2022, nga 1 janari 2022 që ishte vendosur më herët

Qeveria ka miratuar vendimin ku thuhet se zbatimi i sanksioneve për kundërvajtjet administrative që lidhen me zbatimin efektiv të ligjit “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, të ndryshuar, do të fillojë të aplikohet pas datës 30 Qershor 2022.

Këtu përfshihhen bizneset e vogla që kryejnë vetëm shitje me para në dorë tek konsumatorët. Persona të patatueshëm, tatimpaguesitët që kryejnë furnizimin me ujë të konsumatorëve finalë, tregu i rregulluar i energjisë, si dhe për bankat apo institucionet financiare për njoftimin e pagesave të e-Faturave të lëshuara nga subjektet tatimpagues.

Deri më tani, ndonëse procesi i fiskalizimit ka 1 vit, pothuajse gjysma e bizneseve janë sistemuar në të, rreth 60 mijë të tilla. Herë pas herë ankesat dhe kërkesat e shoqatave të biznesit për fiskalizimin lidheshin me probleme teknike, paqartësi dhe kostot e shtuara.

Ish-ministrja e Ekonomisë, Anila Denaj tha më herët gjatë vitit se bizneset do të kenë kohë të paguajnë gjobat deri më 1 janar 2022, ndërkohë që mundësia për t’u bëër pjesë e këtij procesi është deri më 31 dhjetor 2021.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë