Fituesi i Çmimit Nobel për Paqe, Desmond Tutu vdiq më 26 dhjetor njoftoi presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa.
Tutu ishte aktivist i njohur i cili luftoi për barazi racore por edhe aktivist i të drejtave të komunitetit LGBT në Afrikë të Jugut duke qenë njëkohësisht kryepeshkop.
Tutu ishte 90 vjeçar.
Presidenti i Afrikës së Jugut, Ramaphosa tha se vdekja e Tutus paraqet “edhe një përshëndetje më shumë nga gjenerata e jugafrikanëve të dalluar”. Ai shtoi se trashëgimia e Tutus është “Afrika e Jugut e çliruar”.
Kundërshtar i pakompromis i aparteidit, Tutu punoi pa u lodhur ndonëse pa dhunë, për rrëzimin e regjimit brutal të shtypjes në vendin e tij.
Desmond Mpilo Tutu u lind më 7 tetor 1931 në Klerksdorp, qytezë kjo në perëndim të Johanesburgut dhe ishte mësues para se të bëhej prift.
Tutu ishte arrestuar në vitin 1980 për pjesëmarrje në protesta e më vonë edhe pasaporta e tij u konfiskua. Pas rikthimit të pasaportës e shfrytëzoi për të udhëtuar në SHBA dhe Evropë ku takoi zyrtarë të lartë shtetesh, presidentë e shumë të tjerë, në kërkim të ndihmës për kauzën e tij. /REL
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



