INSTAT tregoi se në vitin 2020 edhe numri I shqiptarëve që janë kufrin e rrezikut për të rën në varfëri ëhstë ulur nga 659 138 individë në 621.504 të tillë, krahasuar me 2019. Ky zvoglëim me 5.7 % tregon se niveli i përgjithshëm i të ardhurave familjare të disponueshme është rritur.
Treguesi i rrezikut për të qenë i varfër në Shqipëri, në vitin 2020 është 21.8%, duke pësuar një rënie prej 1.2 pikë përqindje krahasuar me vitin 2019, 1.6 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2018 dhe 1.9 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2017.
Në krahasim me rajonin, Shqipëria ka treguesin më të lartë të rreziku për të qenë të varfër, ndërsa në Europë lë pas tre shtete, Turqinë, Rumaninë he Bullgarinë.
Sipas INSTAT, Treguesit e varfërisë në anketën e të Ardhurave dhe Nivelit të Jetesës, bazohen në konceptin relativ të varfërisë, i cili merr në konsideratë të ardhurat familjare të disponueshme, numrin e pjesëtarëve në familje (madhësinë e familjes) dhe shpërndarjen e të ardhurave ndërmjet grupeve të popullsisë.
Kufiri i rrezikut për të qenë i varfër për një person në vitin 2020 është vlerësuar me 186.242 lekë, në krahasim me 170.785 lekë që ishte në vitin 2019 dhe 160.742 lekë që ishte në vitin 2018.
Shkalla e thelluar e privimit material tregon përqindjen e individëve që jetojnë në familje të cilët nuk përballojnë të paktën 4 nga 9 kategoritë e privimit material
Ky tregues është vlerësuar 34,7% në vitin 2020, kundrejt 37,1% vlerësuar në vitin 2019, duke shënuar një rënie prej 2,4 pikë përqindje.
Rreziku për të qenë i varfër ose përjashtimi social i referohet individëve që janë në rrezik për të qenë të varfër, ose thellësisht të privuar materialisht, ose që jetojnë në familje me intensitet shumë të ulët në punësim. Në vitin 2020, ky tregues është vlerësuar 43,4%, kundrejt 46,2% vlerësuar në vitin 2019.
Përfitimet sociale, si pensionet e pleqërisë dhe ato familjare, të përfshirë në të ardhurat familjare të disponueshme, ndikojnë në uljen e rrezikut për të qenë i varfër. Nëse në nivelin e të ardhurave nuk do të përfshiheshin të gjitha llojet e përfitimeve sociale, rreziku për të qenë i varfër në vitin 2020 është vlerësuar 37,9%, kundrejt 24,8% që është vlerësuar nëse do të përfshiheshin në nivelin e të ardhurave përfitimet sociale vetëm nga pensionet e pleqërisë dhe ato familjare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.