Treg

Çdo kontroll për sigurimin e mjeteve motorike mund të bëhet nga e-Albania

Qytetarët që pajisen me policë të sigurimit motorik do të mund të njoftohen dhe ta konfirmojnë atë në portalin e-Albania.

AMF ka mundësuar marrjen e disa shërbimeve nga qytetarët në portal, nga vlefshmëria e policës së sigurimit, historikun e sigurimit të mjetit, historikun e dëmeve të mjetit dhe njoftimet për afate.

Shërbime për sigurimin e makinës, AMF i ofron për qytetarët përmes e-Albania

Çdo person i cili ka në pronësi një mjet motorik mund të kërkojë nëpërmjet kësaj platforme dokumentin me vulë elektronike, që vërteton se pronari i këtij mjeti ka lidhur kontratën e sigurimit të detyrueshëm motorik. Për verifikim kërkohet, numri i shasisë, targa, lloji i mjetit, modeli, viti i prodhimit. Të dhëna për pronarin e mjetit dhe përdoruesin e tij  dhe për policën aktive të sigurimit, si kodi i raportimit, numër serie, vlefshmëria dhe lloji i policës së sigurimit.

Sipas AMF-së kjo do të reduktojë abuzimet në këtë fushë.

Në historikun e sigurimeve, qytetarit i shfaqen mjetet që ka aktualisht në pronësi ose ka patur në pronësi. Për çdo mjet të zgjedhur për një periudhë kohore 7-vjeçare, me kërkesë të qytetarit shfaqen të dhënat historike të policave motorike për mjetin. Dokumenti me vulë elektronike përmban të dhëna për çdo policë sigurimi që lidhet me këtë mjet motorik, si kodi i raportimit, shoqëria e sigurimit që ka lëshuar policën e sigurimit, vlefshmërinë e policës së sigurimit, primin e paguar për policën e sigurimit, targën, specifikat e mjetit, etj.

Kështu do të funksionojë edhe për historikun e dëmeve.

Gjithashtu, qytetarët njoftohen nga një mesazh për përfundimin e policë së sigurimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë