Teknologji dhe Inovacion

Facebook fiton çmimin si kompania… më e keqe e vitit

Facebook, e cila së fundmi u riemërua si “Meta”, u vlerësua si kompania më e keqe e vitit, sipas një sondazhi të fundit.

Sondazhi i hapur, i cili u krye në faqen kryesore të Yahoo Finance nga 4 dhjetor deri më 5 dhjetor, kishte 1541 të anketuar.

Tetë për qind e votave me shkrim ishin për Facebook, sipas Yahoo, e cila vuri në dukje se gjigandi i mediave sociale mori 50 për qind më shumë vota se nënkampionia, Alibaba, një kompani kineze e tregtisë elektronike.

Në shtator, CEO i Meta-s Mark Zuckerberg njoftoi ndryshimin e emrit në kompaninë e tij, i cili erdhi gjatë një krize, duke përfshirë dëshmi të ashpra nga ish-menaxherja Frances Haugen si dhe një seri raportesh nga Wall Street Journal.

Çdo dhjetor, Yahoo Finance kryen një sondazh të audiencës në të cilën ata pyesin se cila kompani iu ka pëlqyer më pak gjatë gjithë vitit.

Të anketuarit e arsyetuan zgjedhjen e tyre bazuar në akuzat e Haugen.

Disa të tjerë e votuan Facebook si një platformë që përhap dhunë dhe që ka një algoritëm që ndikon në gjendjen mendore të të rinjve.

Një i anketuar e akuzoi Metën për “pengesën e demokracisë në mbarë botën”.

Efektet e Instagramit në shëndetin mendor dhe shënjestrimin e fëmijëve u ngritën gjithashtu si incidente shqetësuese.

Nga kompanitë e tjera me emra të mëdhenj në listë, Alibaba ishte e dyta.

Tesla gjithashtu u votua për produktet që po shpërndaheshin “para se të ishin gati”.

Ndërkohë, Yahoo Finance zgjodhi Microsoft-in si kompaninë e vitit për vitin 2021.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë