Ishte pothuajse “një vrimë në ujë” ankandi ndërkombëtar për shitjen e 87 pronave dhe sendeve që i përkisnin Maradonës, mes tyre shtëpi, makina luksi e gjëra të tjera me vlerë. Ishte një zhgënjim i madh ky ankand, ku u grumbulluan vetëm 26 mijë dollarë, një shifër shumë larg pritshmërive të organizatorëve të eventit.
Objektet më të çmuara, duke filluar nga shtëpia në Buenos Aires, që Maradona ua dhuroi prindërve pasi firmsoi kontratën e parë si profesionist (baza e ankandit 900 mijë dollarë), mbetën të pashitura për mungesë ofertash.

Askush nuk u interesua as për shtëpinë tjetër në shtitje, vilën në Mar del Plata (baza e ankandit 65 mijë dollarë). Po kështu ndodhi edhe me makinat me vlerë 225 mijë dhe 165 mijë dollarë. Nga 87 artikuj në ankand, u shtitën vetëm 29, pasi vetëm për kaq pati oferta. Mes objekteve të shitura janë kapele të ndryshme, mes tyre edhe ajo që Maradonës iu dhurua nga presidenti venezuelian Nikolas Maduro (u shit 520 dollarë), si dhe fanella të ndryshme.
Më shumë u shit fanella e Napolit, 1500 dollarë, kurse fotoja e “Pibe de Oro” me Fidel Kastron u shit për 1600 dollarë. Një pikturë me portretin e Maradonës ishte objekti i shitur më shtrenjtë. Në ankand morrën pjesë 1500 persona, që patën mundësinë e lidhjes streaming, pasi paguan një biletë prej 10 dollarësh. Të ardhurat nga ankandi janë të destinuara për pasardhësit e Maradonës, për të shlyer borxhe dhe paguar taksa.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



