Menaxhim

Meta dekreton ndryshimet në ligjin për parandalimin e pastrimit të parave

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar ndryshimet e bëra në ligjin për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, në mbrojtje të sistemit financiar në vend.

Ky ligj, sipas Presidentit Meta, forcon integritetin e sistemit parandalues në vend dhe rritjen e koordinimit dhe bashkëpunimit për të kontribuar për paqen, sigurinë dhe përmbushjen e detyrimeve ndërkombëtare.

“Ligji synon që të rrisë garancitë dhe mekanizmat që agjencitë ligjzbatuese të ushtrojnë efektivisht funksionin për parandalimin, zbulimin dhe goditjen e kërcënimeve për pastrimin e parave dhe financimit të terrorizmit. Akoma më e rëndësishme, është përpjekja për reflektimin e rekomandimeve të FATF (Financial Action Task Force – FATF) dhe Monyeval”,-thekson Presidenti.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë