Bizneset që do të dalin në treg të lirë në 1 janar 2022 do të duhet ta blejnë vetë energjinë tek furnizuesit privatë ose nëse nuk arrijnë të sigurojnë një kontratë mund të qëndrojnë për dy vite pranë Furnizuesit të Mundësisë së Fundit (pjesë e OSHEE Group).
Enti Rregullator i Energjisë në kuadër të përparimit të liberalizimit me fazën e dytë qe përfshin 7.358 subjekte bëri të ditur se aktualisht janë të licencuar 26 kompani si furnizues dhe me të cilat bizneset mund të marrin shërbimin. Sa i takon atyre që do të preferojnë të qëndrojnë tek FMF, ky subjekt do të blejë energjinë në tregun e lirë me çmimin që vendoset nga kërkesë-oferta dhe do t’i shtojë kësaj edhe një marzh fitimi duke respektuar formulën që ka miratuar.
Aktualisht bizneset e blejnë energjinë me 25 lekë/kwh, ndërsa kur të dalin në treg të lirë në janar, ky çmim do të dyfishohet.
Enti Rregullator i Energjisë ka publikuar 26 të licencuarit për të dalë në tregun e lirë të energjisë.
“Të gjithë klientët fundorë që janë njoftuar se plotësojnë kushtet teknike për daljen në treg të liberalizuar nga data 1 janar 2022, kanë të drejtë: Të zgjedhin lirisht të furnizohen nga një prej të licencuarve nga ERE në aktivitetin e furnizimit me energji elektrike si më poshtë:
“Alpiq Energy Albania”
“Gen-i tirana” sh.p.k
“Gsa” sh.p.k
“Kurum international” sh.a –
“Ayen Energy Trading”
“Devoll hydropoëer” sh.p.k –
“Albanian energy supplier” sh.p.k –
“Energy supply al” sh.p.k
“Lengarica & energy” sh.p.k
“Energia gas and poëer albania” sh.p.k
“Grid energy” sh.p.k
“Alb energy market” sh.p.k
“Albanian green energy” sh.p.k
“Albpetrol” sh.a
“Energy Financing Team Tirana”
“Energji Ashta” sh.p.k –
“Ëind poëer” sh.p.k
“Furnizuesi i Tregut të Lirë
“Ener trade” sh.p.k
“Renrgy trading group” sh.p.k –
“Kesh” sh.a
“Ez-5 energy”
“Ayen as Energji” sh.a
“Dragobia Energy” sh.p.k
“Albesp trading & consulting” sh.p.k
“Noa energy trade”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




