Menaxhim

AMF krijon aplikacionin për llogaritjen automatike të dëmit në aksidentet rrugore

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka krijuar një aplikacion për përllogaritjen e dëmeve ndaj një personi në aksidentet rrugore.  Specifikisht në rastet kur një person dëmtohet  me pasojë paaftësinë e përhershme për punë ose me pasojë vdekjen.

Nga ky aplikacion palët e përfshira në aksident mund të përllogarisin automatikisht vlerën e dëmit. Sipas AMF-së kjo do të sjellë dhe transparencë mbi vlerën e dëmit pasuror dhe dëmit jopasuror. Për më tepër aplikacioni shërben dhe si formë edukimi të konsumatorëve në fushën e sigurimeve.

“Ky aplikacion u vjen në ndihmë palëve përfituese, si edhe vetë profesionistëve/ekspertëve të fushës në vlerësimin e dëmit dhe trajtimin e kërkesave për dëmshpërblim. Përllogaritësi bazohet në disa supozime, vlerat e përllogaritura janë orientuese dhe synojnë të informojnë përdoruesit mbi masën e dëmshpërblimit.”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë