Shkencë

Ekspertët kanë gjetur vaksinën kundër plakjes

Po sikur të mund të jetonit përgjithmonë? Është një pyetje që çdokush e ka menduar një herë në jetë.
Studiuesit në Japoni thonë se mund të kenë bërë një hap drejt rritjes së jetëgjatësisë njerëzore me provat e suksesshme të një vaksine kundër qelizave që kontribuojnë në procesin e plakjes. Në provat laboratorike, një medikament që synon një proteinë të përmbajtur në qelizat e plakura – ato që kanë ndaluar natyrshëm riprodhimin e tyre – ngadalësoi përparimin e plakjes tek minjtë më të vjetër, thanë studiuesit nga Universiteti Juntendo i Tokios.
Vaksina gjithashtu funksionoi me sukses qelizat e vjetra në indet yndyrore dhe enët e gjakut, duke treguar se mund të ketë një ndikim pozitiv në sëmundjet që lidhen me plakjen.
Qelizat vjetërsohen kur ndalojnë së dyfishuari vetveten, shpesh si përgjigje ndaj dëmtimit natyror të ADN-së së tyre. Plakja qelizore mendohet se kontribuon në vetë procesin e plakjes, si dhe në sëmundjet e lidhura me plakjen si Alzheimer dhe disa lloje kanceri.
“Qelizat e plakura sekretojnë një sërë faktorësh që prishin funksionin e indeve,” tha Salvador Macip, kreu i Laboratorit të Mekanizmave të Kancerit dhe Plakjes në Universitetin e Leicester.
Macip ishte pjesë e një ekipi ndërkombëtar akademikësh nga universitetet në Mbretërinë e Bashkuar, Spanjë, Nigeri dhe Arabinë Saudite, të cilët publikuan kërkime mbi një metodë tjetër të trajtimit të qelizave të plakura në tetor të këtij viti.

Foto ilustuese

“Procesi biologjik i plakjes është shumë kompleks, prandaj nuk ka gjasa që një strategji e vetme ta ndalojë plotësisht atë ose ta kthejë atë. Megjithatë, ka ndoshta shumë mënyra për ta ngadalësuar atë dhe pastrimi i qelizave të plakura duket të jetë një nga më të lehtat dhe potencialisht më efektivet”, tha ai.
Sipas ekspertit në testet laboratorike, parandalimi i grumbullimit të qelizave të plakura zgjati jetëgjatësinë e minjve me 15 për qind.
Por, para se të emocionoheni shumë, ia vlen të keni parasysh se studiuesit ende nuk e dinë se sa mund të zgjatet jeta e një krijese të gjallë.
“Kjo është një pyetje shumë interesante dhe për të cilën ne ende nuk kemi një përgjigje definitive. Disa besojnë se ekziston një kufi “i vështirë” për jetëgjatësinë e njeriut (rreth 130 vjet është vlerësimi aktual), ndërsa të tjerë mendojnë se pavdekshmëria duhet të konsiderohet”, tha Macip.
Burimi: Euronws/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë