Njerez

Një grua për herë të parë zgjidhet shefe e Policisë së Nju Jorkut

Zyrtarizimi pritet të bëhet të mërkurën, por lajmi tashmë ka dalë nga burime zyrtare dhe është publikuar nga mediat amerikane.

Nju Jorku do të ketë komisaren e parë femër në krye të departamentit më të madh dhe më të njohur të policisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës: afrikano-amerikanen Keechant Sewell, 49 vjeçe, kryedetektive e qarkut Nassau. Ajo u zgjodh nga kryetari i ri i bashkisë, Eric Adams, me një të kaluar (vetë) si polic.

Në 23 vitet e saj në uniformë, Sewell punoi në Seksionin e Narkotikëve dhe si negociatore në rastet e rrëmbimit të pengjeve. Në shtator, ajo u emërua shefe e detektivëve në kontenë Nassau (në Long Island).

Kryetari i ri i bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams (afrikano-amerikani i dytë që mban këtë detyrë), ishte vetë një kapiten policie. Ai kandidoi si centrist në zgjedhjet paraprake të Partisë Demokratike, duke premtuar se do të frenojë rritjen e dhunës në qytet nga njëra anë dhe abuzimet e forcave të sigurisë nga ana tjetër.

Adams dëshiron të rifusë skuadrat e policisë me uniformë civile që ishin braktisur si strategji vitin e kaluar. Në fakt, kishte vetëm gra në garë për këtë post, duke përfshirë Juanita Holmes, e cila aktualisht drejton patrullat e NYPD-së dhe Carmen Best, një ish-oficere policie në Siatëll.

Muajt ​​e fundit, Adams kishte thënë se një nga gurët themelorë të programit të tij, ishte emërimi i shefit të parë të policisë në historinë 173-vjeçare të Departamentit.

Për shefen e re, ky është një hap i madh. Sewell vjen nga një departament që ka gjithsej 2,400 agjentë të në uniformë, më pak se e njëmbëdhjeta e atij të Nju Jorkut, i cili ka 35,000.

Burime të gazetës “New York Times”, zbulojnë se kryebashkiaku i ri ishte shumë i impresionuar me shefen e sapo emëruar, Sewell. Ai numëroi përvojën e saj në punën e fshehtë dhe rezultatin e testeve (përfshirë një konferencë shtypi të simuluar mbi vrasjen e një qytetari afrikano-amerikan të paarmatosur nga një polic i bardhë).

Njoftimi zyrtar i emërimit do të bëhet sot në Queensbridge Houses në Long Island City në lagjen “Queens”, zona ku shefja e re e policisë kaloi fëmijërinë e saj dhe e cila ndihet ende si në “shtëpi”.

Sewell, e treta me ngjyrë që drejton departamentin më të famshëm të policisë në Amerikë (më herët e kanë drejtuar dy afro-amerikanë), do të fillojë punën e saj të re në janar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë