Teknologji dhe Inovacion

Krijohet bateria që përthyhet dhe mund të lahet

“Bateritë janë një treg i madh dhe këto lloj baterish janë thelbësore për zhvillimin e tyre”, thotë Ngoc Tan Nguyen, në Universitetin e Kolumbisë.

Në bateritë tradicionale, shtresat e brendshme janë të mbështjella në një pjesë të jashtme të fortë, por për këtë bateri të re, studiuesit përdorën zink dhe dioksid mangani duke i futur ato në një copë gome. Këto kimikate janë më të sigurta se bateritë litium-jon të cilat prodhojnë kimikate toksike kur prishen.

Bateria e kompletuar përbëhet nga disa shtresa ultra të holla plastike duke krijuar një vulë hermetike dhe të papërshkueshme nga uji.

“Ne i vendosëm prototipet tona në lavatriçe. Dolën të paprekura dhe funksionale dhe kështu është e sigurt se kjo bateri është me të vërtetë elastike”, thotë studentja e doktoraturës Bahar Iranpour. Deri më tani, bateria ka duruar 39 cikle larje.

Studiuesit tani po kërkojnë të përmirësojnë fuqinë dhe ciklin e jetës së baterisë, me shpresën se, kur të arrijë në tregun e konsumit, mund të kushtojë njësoj si një bateri normale e rikarikueshme.

Bateria përshkruhet në një studim të ri të botuar së fundmi në Advanced Energy Materials.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë