Treg

Bitcoin po merr veten pas rënies, mungesa e likuiditetit po rrezikon kriptot

Bitcoin po mban qëndrim pas rënies më të fortë që nga nëntori, ndikuar nga perspektiva e reduktimit të stimulit të Bankës Qendrore që po dëmton kërkesën spekulative për kriptomonedha.

Monedha digjitale është momentalisht, të martën e 14 dhjetorit në vlerën e 46.435 dollarëve, pas një rënie prej 6.3% një ditë më parë. Edhe kriptot e tjera si Ether, Solana dhe Dogecoin patën humbje të mëdha.

Monedhat virtuale kanë “vuajtur” kohët e fundit bashkë me investimet e tjera spekulative sepse Banka Federale dhe bankat e tjera në botë, kanë reduktuar likuiditetin post pandemik në treg.

Bitcoin gjatë nëntorit fitoi më shumë se 30% të vlerës së humbur duke arritur në 69.000 dollarë. Investitorët mendojnë  se rënia është e përkohshme pasi të gjithë po bëhen pjesë e kriptove.

Kriptomonedha më e madhe në botë, është ende mbi 60% duke tejkaluar dhe asetet e tjera tradicionale si mallrat, aksionet dhe arin. Por lëkundjet e tij të mëdha kanë prishur narrativat e diskutueshme që e konsiderojnë Bitcoin si një rezervë vlere dhe një mbrojtje të inflacionit.

“Ideja se me maturimin e saj, paqëndrueshmëria do të lehtësohej nuk është konkretizuar me të vërtetë,”- tha Marc Chandler, shefi i strategjisë së tregut në Bannockburn Global Forex. “Paqëndrueshmëria është vdekjeprurëse dhe atributet e tjera të saj, si një mbrojtje kundër inflacionit, duken të rreme.”

Bitcoin tani po teston nivelet e mbështetjes të monitoruara nga analistë teknikë. Këto përfshijnë një goditje në mesataren lëvizëse 55-javore të token-it.

“Pas çdo lëvizjeje të madhe rënëse, tregu kërkon kohë për të krijuar një bazë dhe kjo është ajo që ne po shohim”, -tha Vijay Ayyar, kreu i kriptove Luno në Singapor.

Burimi: Bloomberg/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë