Ka ndodhur

Ndërron jetë foshnja 3-muajshe në Has, dyshohet nga asfiksia

Një foshnjë 3-muajshe ka ndërruar jetë në Krumë të Hasit, ku paraprakisht dyshohet nga asfiksia. Policia është njoftuar nga nëna e saj, G.P., banuese në Krumë, se fëmija kishte ndërruar jetë në shtëpi.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po merr dëshmitë e të afërmve për të zbuluar shkakun e vdekjes.

Sipas informacioneve paraprake, nëna e foshnjes ishte me probleme të shëndetit mendor dhe jetonte e vetme me vajzën e porsalindur.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë