Menaxhim

32% e shqiptarëve e përdorin internetin për të marrë informacione dhe shërbime publike

32.1% e përdoruesëve të internetit në Shqipëri e përdorin atë për të marrë informacione lidhur me të mira dhe shërbime , kërkim i informacionit lidhur me shëndetin si dhe thirrjet nëpërmjet internetit / video thirrjet.

Në vitin 2021, kanë shënuar rritje të përdorimit online edhe të gjitha kategoritë për kontaktet elektronike nëpërmjet internetit me autoritetet publike dhe disa shërbime publike, si faqet e internetit në lidhje me detyrimet e qytetarëve (p.sh, deklaratën tatimore, njoftimin për zhvendosje), të drejtat (p.sh përfitimet sociale), dokumentet zyrtare (p.sh letërnjoftim, certifikatë të lindjes), shërbimet arsimore publike (p.sh biblioteka publike, informacion mbi regjistrimin në shkollë ose universitet, shërbimet e shëndetit publik).

Rritja më e lartë është shënuar për kategorinë “shkarkimi apo printimi e formularëve zyrtarë” me 4.7%, krahasuar me vitin 2020.

91.7% e individëve që kanë akses në internet e përdorin atë në përditshmëri, nga 79.3% e popullsisë në total që kanë akses në të nga mosha 16-74 vjeç.

Në anketën e Instat, mbi përdorimin e Tekologjisë së Informacionit gjatë vitit 202, 98.7% e individëve përdorin telefona smart për navigim, 22.8% laptopin dhe 8.8% tabletin.

98.3% kryejnë thirrje / video thirrje (përmes Skype, Viber, WhatsApp) dhe ky tregues ka shënuar rritje prej 2.1%, krahasuar me vitin 2020.

Familjet që kanë akses në internet janë rritur me 5% nga viti i shkuar duke rezultuar në 88.3% të lidhura me rrjet. Mbi 78% e familjeve përdorin fibrën optike për t’u lidhur me internet.

Nga individët e grupmoshës 16-74 vjeç, vetëm 21.4% përdorën interneti për porosi të mallrave dhe shërbimeve në 12 muajt e fundit, duke u rritur me 1.9% nga 2020-a.

Ndër blerjet online, produktet / shërbimet që zënë peshën më të madhe janë rroba / këpucë / aksesorë me 88,9 %, të cilat kanë treguar një rritje nga viti 2020 me 4.1%. Kjo për gjininë femërore, ndërsa meshkujt, sipas ndarjes nga Instat kanë blerë më shumë mallra sportive dhe ushqime.

Në vitin 2021 të gjitha aftësitë teknologjike apo kompjuterike kanë shënuar rritje, ku rritja më e lartë është shënuar për aftësitë lidhur me: “instalimi i softwareve / aplikacioneve” dhe “transferimin e materialeve” përkatësisht me 8.6 pikë përqindje dhe rreth 6 pikë përqindje. 51% e moshës 65-74 vjeç nuk kanë përdorur asnjëherë internet.

Përdorimi i internetit në “tre muajt e fundit” nga momenti i kryerjes së intervistës tek të rinjtë e moshës 16 – 24 vjeç është 96,7 %. Individët e grup-moshës 65 – 74 vjeç, të cilët kanë deklaruar që nuk e kanë përdorur asnjëherë internetin zënë 51,1 %, tregues i cili është zvogëluar, krahasuar me vitin 2020.

Mbi 95 % e popullsisë 16-74 vjeç kryejnë thirrje / video thirrje në Skype, Viber, Whatsapp.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë