Shefi Ekzekutiv i Tesla-s Elon Musk u shpall “Njeriu i Vitit” nga revista Time për vitin 2021, një vit që pa kompaninë e tij të makinave elektrike të bëhej prodhuesi më i madh i makinave në botë dhe kompania e tij e raketave fluturoi në skajin e hapësirës, me një ekuipazh tërësisht civil.
Musk është gjithashtu themeluesi dhe CEO i SpaceX, dhe drejton startup-in e Neuralink dhe firmën e infrastrukturës The Boring Company. Vlera e tregut të Tesla-s u rrit në më shumë se 1 trilion dollarë këtë vit, duke e bërë atë më të vlefshëm se Ford Motor dhe General Motors së bashku.
Tesla prodhon qindra mijëra makina çdo vit dhe ka arritur të shmangë problemet e zinxhirit të furnizimit më mirë se shumë nga rivalët e saj, ndërkohë që i shtyn shumë konsumatorë të rinj të kalojnë te makinat elektrike dhe prodhuesit e vjetër të automjeteve për të zhvendosur fokusin tek automjetet EV.
“Për krijimin e zgjidhjeve ndaj një krize ekzistenciale, për mishërimin e mundësive dhe rreziqeve të epokës së titanëve të teknologjisë, për nxitjen e transformimeve më të guximshme dhe përçarëse të shoqërisë, Elon Musk është personi i vitit 2021 i TIME”, tha kryeredaktori i revistës, Edëard Felsenthal.
“Edhe aventurat e Elon Musk në hapësirë janë një linjë e drejtpërdrejtë nga personi i parë i vitit, Charles Lindbergh, të cilin redaktorët e zgjodhën në 1927 për të përkujtuar fluturimin e tij të parë historik me aeroplan transatlantik mbi Atlantik”.
Musk ka dominuar titujt e të gjitha revistave dhe ka grumbulluar mbi 66 milionë ndjekës në Tëitter.
Sipas revistës, “Njeriu i Vitit” nënkupton dikë “që ndikoi më shumë në lajmet ose jetën tonë, për mirë ose për keq”.
Vitin e kaluar, presidentit të sapozgjedhur i Amerikës Joe Biden dhe zëvendëspresidentja e sapozgjedhur Kamala Harris iu dha së bashku titulli “Personi i Vitit”. Time filloi këtë traditë në 1927. CEO i Facebook Mark Zuckerberg dhe themeluesi i Amazon Jeff Bezos e kanë marrë gjithashtu këtë titull në të kaluarën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



