Ishte një javë me ngjarje të përziera për kriptovalutat.
Themeluesi i Bitcoin, Craig Wright fitoi çështjen në gjyq duke e lejuar atë të mbajë pasurinë e kriptove.
Wright, i cili pretendon të jetë “Satoshi Nakamoto”, themeluesi me pseudonim i Bitcoin, ka fituar një çështje që i hap rrugën atij për të mbajtur pasurinë e kriptomonedhës.
Sipas pretendimit, Wright krijoi Bitcoin midis 2008 dhe 2009 në bashkëpunim me një burrë të quajtur David Kleinman, duke përdorur pseudonimin Satoshi Nakamoto.
Kleinman vdiq në vitin 2013, duke bërë që familja e tij të niste një padi civile që pretendonte se Wright nuk e kishte pranuar rolin e Kleinman në krijimin e Bitcoin.
Ndërsa Wright ka pretenduar pronësinë ligjore të monedhave, ai nuk ka arritur t’i shesë ato. Kjo bëri që shumë kritikë të pyesin nëse ai ishte themeluesi i vetëm i kriptomonedhës.
Që kur u krijua Bitcoin, një numër njerëzish kanë dalë duke pretenduar se janë Satoshi Nakamoto i vërtetë, por Wright konsiderohet gjerësisht si kandidati më i mundshëm.
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka paraqitur idetë e tij për rregullimin global të kriptomonedhës. Roli i FMN-së është “të ruajë stabilitetin e sistemit monetar dhe financiar ndërkombëtar”, thuhet në një postim dhe “asetet kripto po e ndryshojnë sistemin thellësisht”.
Politikanët “po luftojnë për të monitoruar rreziqet” të cilat mund të “bëhen së shpejti sistematike në disa vende”. Dhe, ndërkohë që kapaku i tregut prej 2.5 trilion dollarësh të sektorit tregon vlerën e teknologjisë themelore të blockchain, shqetësues i veçantë janë tregjet në zhvillim, të cilat mund të përballen me “rreziqe të menjëhershme dhe akute të zëvendësimit të monedhës nëpërmjet aseteve të kriptove” – të ashtuquajturat – “kriptoizim”.
Rreziqet e kriptomonedhave “theksojnë pse tani kemi nevojë për standarde gjithëpërfshirëse ndërkombëtare”. Natyra ndërsektoriale dhe ndërkufitare e kriptomonedhave “kufizon efektivitetin” e rregullores kombëtare dhe Bordi i Stabilitetit Financiar i FMN-së duhet të zhvillojë një kornizë globale për rregulloren “që mund të zbatohet në mënyrë të vazhdueshme në të gjithë juridiksionet”.
Visa hap grupin këshillues për kriptovalutat
Gjigandi i pagesave Visa ka krijuar një grup këshillues për kriptovalutat për të ndihmuar klientët e tij të drejtojnë botën e monedhave digjitale.
“Për institucionet financiare të etur për të tërhequr ose mbajtur klientët me një ofertë kriptosh, shitësit me pakicë që kërkojnë të gërmojnë në NFT(art digjital), ose bankat qendrore që eksplorojnë monedhat digjitale, të kuptuarit e ekosistemit të kriptove është një hap i parë jetik,” tha Visa në një deklaratë.
Visa ka studiuar kriptovalutat dhe ka anketuar 6000 “vendimmarrës financiarë” në të gjithë botën. U zbulua se një numër i konsiderueshëm prej tyre po përdorin ose investojnë në kriptovaluta.
Çfarë duhet të keni kujdes
Ia vlen t’i kushtosh vëmendje Celo-s. Kriptomonedha pak e njohur është unike sepse është një rrjet blockchain “miqësor ndaj mjedisit” i cili përdor më pak energji.
Një njoftim këtë javë se platforma e grumbullimit të financimit Kickstarter do të zhvendoset në një platformë në blockchain Celo bëri që kriptomonedha të rritet deri në 30% ndërsa pjesa tjetër e tregut të kriptove ishte në rënie.
Burimi: Money Week/Përshtati Gazeta Si
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




