Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka anuluar për herë të dytë garën për ndërtimin e Aeroportit të Sarandës në Agjencinë e Prokurimit Publik.
Njësoj si herën e parë, përsëri nuk ka pasur asnjë ofertë të paraqitur brenda afateve kohore të dorëzimit.
Gara për dhënien me koncesion të aeroportit të Sarandës u hap në fillim të muajit gusht, ndërkohë që në përpjekje për të siguruar oferta të vlefshme, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ndryshoi 2 herë kriteret dhe afatin e dorëzimit të ofertave, duke e zgjatur deri në datën 14 tetor, nga 23 shtatori që ishte fillimisht. Gjithashtu, ajo u rihap në datën 26 tetor me një muaj kohë për dorëzimin e dokumenteve nga investitorët e interesuar.
Kontrata për Aeroportin e Sarandës është parashikuar në vlerë e 34.32 mln eurove dhe me një afat prej 35 vitesh, në fund të të cilëve, aeroporti i dorëzohet shtetit.
Në relacionin e dokumentit në APP thuhej se fillimisht do të ndërtohej një terminal që do të akomodonte 130 mijë pasagjerë në vit, ndërsa pas 10 vitesh 700 mijë pasagjerë. Aeroporti i Sarandës do të kishte kryesisht profilin e një aeroporti turistik, që funksionon zakonisht 7-8 muaj në vit, por sipas autoriteteve ai mund të shërbente edhe përtej sezonit për fluturime të brendshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje