Shkencë

Eksperimenti, kombinimi AstraZeenca-Pfizer-Moderna prodhon më shumë antitrupa

Një studim i madh britanik për përzierjen e vaksinave të COVID-19 ka zbuluar se njerëzit kishin një përgjigje më të mirë imune kur morën dozën e parë AstraZeneca, të dytën Pfizer dhe të tretën Moderna.

“Ne gjetëm një përgjigje shumë të mirë imune në të gjithë tek të gjithë pjesëmarrësit”, tha Matthew Snape, profesori imunologjie në Universitetin e Oksfordit

Gjetjet që mbështesin një vaksinim më fleksibël ofrojnë shpresë për vendet me të ardhura të varfra dhe të mesme, të cilat mund të kenë nevojë të kombinojnë marka të ndryshme nëse furnizimet mbarojnë ose bëhen të paqëndrueshme.

“Unë mendoj se të dhënat nga ky studim do të jenë veçanërisht interesante dhe të vlefshme për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, ku ende nuk janë bërë dozat e para të vaksinave”, tha Snape.

Studimi i 1070 vullnetarëve i botuar në revistën mjekësore “The Lancet” zbuloi gjithashtu se një vaksinim në rradhën AstraZeneca-Pfizer-Moderna nuk krijon asnjë efet anësor.

Shumë vende kanë vendosur një përzierje të vaksinave shumë përpara se të disponoheshin të dhëna të forta pasi kombet u përballën me numra në rritje të infeksioneve, furnizime të ulëta me vaksina dhe imunizim të ngadaltë.

Studimi zbuloi gjithashtu se një dozë e parë e vaksinës AstraZeneca-Oxford e ndjekur nga ndonjë prej vaksinave të tjera gjeneroi një përgjigje veçanërisht të fortë, gjë që përputhet me gjetjet e studiuesve në qershor.  

Burimi:Reuters/Përshtati:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë