Treg

Pse ra përsëri vlera e kriptomonedhave?

Vlera e Bitcoin, kriptomonedha më e famshme në botë, ra me pothuajse 20% gjatë fundjavës, ga rreth 57 mijë dollar në 3 dhjetor, në 45 mijë dollarë një ditë më vonë. Kriptomonedha të tjera të famshme, si Ether, nuk u luhatën shumë. Kapitali i tregut të kriptove ra nga 400 mld në 2 trl dollarë dhe nisi të rimëkëmbej lehtë.

Pse ranë çmimet dhe çfarë i bën kriptomonedhat kaq të paqëndrueshme?

Në të shkuarën, rëniet e kriptove ndodhni në pavarësi nga pjesa tjetër e tregut. Rënia e fortë në maj, kur kriptot humbën 47% të vlerës së tyre brenda javës, pas luftës së qeverisë kineze kundër prodhimit të tyre dhe njoftimit të Elon Musk, se Tesla nuk do të merrej më me Bitcoin.

Në kontrast, rënia e fundit u pasqyrua dhe në tregjet amerikane, që po dyzohen dhe nga shenjat e rikuperimit ekonomik. Zbulimi i variantit të Omicron, rriti pasigurinë në tregje.

Paqëndrueshmëria  e tyre ishte e njohur. Ndonëse njihen si valuta digjitale, ata që i mbajnë nuk i trajtojnë si formë pagese, por si një aset financiar. Shumica tregtohen në aksione, mbajtur nga shumë pak investitorë. 95% e monedhave bitcoin në treg, mbahet nga vetëm 2% e portofolave të krijuar. Vitin e shkuar, më pak se 20% e monedhave po tregtoheshin dhe kjo tregoi se nuk ka nevojë për tregti në masë të madhe për të ndikuar në vlerën e saj.

Çmimet varen dhe nga tregjet derivate, (kur vlera e një aseti varet nga një tjetër). Kështu shiten shumica e Bitcoin, në një treg të parregulluar.  

Investimi në kripto po lakohet përsëri dhe investitorët po fusin duart në këtë treg. Ata mund të injektojnë pak profesionalizëm dhe mund të bëjnë çmimin më pak të luhatshëm në terma afatgjatë. Kështu ka gjasa të ndodhi dhe rregullimi tregut të monedhave virtuale.

SHBA po mundohet të rregullojë tregu për një monedhë të lëshuar nga vetë qeveria. Banka Qendrore Europiane ka miratuar kornizën e pagesave digjitale përfshirë kriptomonedhat.

Investimi në kripto është ende një rrugë me gropa.

Burimi:The Economist/Përshtati:Gazeta “SI”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë