Treg

Kosto e ndërtimit në rritje për shkak të çmimeve të lëndës së parë

Kosto e ndërtimit u rrit në nivelin më të lartë të 10 viteve të fundit gjatë tremujorit të tretë 2021, për shkak të rritjes së çmimeve të lëndës së parë.

Sipas Instat, ndryshimi vjetori i Indeksit të Kushtimit në Ndërtim, INK, për tremujorin e tretë është 2.2%, ndërsa një vit më parë ishte 0.2%.

Në raport vjetor, rritja më e madhe e çmimeve në ndërtim vërehet grupin e materialeve të ndërtimit me 3%,  shpenzimeve materiale me 2.9%, kosto të tjera me 2.4%, shpenzime për paga 2.1% dhe shpenzime transporti me 2%.

INK mat koston e ndërtimit të një anese duke monitoruar ecurinë e çmimeve të materialeve ndërtimore, fuqisë punëtore dhe shpenzimeve të tjera pjesë e ndërtimit të një banese.

Indeksi i Kushtimit në Ndërtim mat koston e ndërtimit në banesa duke monitoruar ecurinë e çmimeve të materialeve ndërtuese.

Sektori i ndërtimit pothuajse nuk pati fare pezullim të aktivitetit as gjatë pandemisë. Në fillim të vitit 2021, nisi rritja e parë e materialeve ndërtimore, pasqyruar deri në tregun imobiliar në vend.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë