Komunikimi i menjëhershëm dhe virtual gjatë periudhës së pandemisë u bë i domosdoshëm. Kjo e shtyu Todi Karolin një sipërmarrës të ri dhe me vizion, për të krijuar “GoTaps” një aplikacion (produkt) i cili është në madhësinë 33×33 milimetra dhe nxit komunikimin e shpejtë dhe kryen shërbime të tjera të rëndësishme, si shkëmbimi i të dhënave personale me një prekje në telefon, gjetja e kafshëve kur mund të humbin, apo edhe kryerja e pagesave online.
“Mënyra më e mirë për të parashikuar të ardhmen është ta shpikësh atë”- thotë Todi Karoli për Gazetasi.al.

– Çfarë është konkretisht GOtap dhe sa kohë u desh për ta realizuar?
Go Taps do të shndërrohet në një ekosistem global, pra do përdoret kudo në çdo industri, duke filluar me bizneset, restorantet, kafshët dhe institucioneve shtetërore dhe bankare. Qëllimi i këtij aplikacioni është t’u krijojë mundësi njerëzve të shpërndajnë informacionet e tyre më shpejtë. Shpërndarja e informacioneve bëhet lehtësisht përmes një prekje të thjeshtë me smartphone. Gjithashtu ofron mundësinë e shpërndarjes së rrjeteve tuaja sociale, email, website, kontakteve, pasaportën tuaj të vaksinimit etj. Ky produkt (aplikacion) mund të blihet nëpërmjet faqeve online të “GoTaps”
Por nuk ngelet vetëm me kaq sepse me GoTaps mund të kryeni pagesa online në platformat PayPal, Stripe etj. Pra mundëson anashkalimin e përdorimit të pagesave cash.
– Si dhe kur lindi ideja fillestare e këtij aplikacion(produkti)?
Ideja lindi gjatë pandemisë. Për të realizuar këtë projekt më është dashur një periudhë disa mujore për të arritur në formën, funksionalitetin dhe performancën e tij. Kam studiuar në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës në degën e informatikës. Në nevojën për të shkëmbyer në mënyrë të shpejtë dhe të sigurt të dhënat apo informacionin me njëri-tjetrin, fillova të studioja me detaje teknologjinë e komunikimin NFC, komunikimi në distancë të shkurtër dhe e pash atë si një mundësi të vlefshme për shpërndarjen e informacionit.

– Çfarë funksionaliteti do të ketë për njerëzit?
GOTap është një shërbim dhe produkt shumë efiçent pasi mundëson shkurtimin e kohës në transferimin e të dhënave dhe pagesave. Me Go Taps nuk është e nevojshme të keni shpenzime mujore apo vjetore, pasi aplikacioni ofrohet falas në platformat AppleStore dhe PlayStore. Pra ju duhet vetëm ta shkarkoni dhe instaloni atë. Për shembull nëse në një aplikacion tjetër që shkarkoni duhet të plotësoni të dhënat, këtë mund ta bëni menjëherë sepse të dhënat janë të ruajtura në GOtap.
– Duke marrë parasysh bazën e cila është e gjitha teknologji dhe tregon mbi të dhënat personale të një individi, sa siguron privatësinë?
Avantazh i GoTap është që të dhënat ruhen automatikisht në smartphone-n tuaj. Aplikacioni funksionon në çdo smartphone. Mundësitë për GoTap janë të pa kufijshme, si etiketat Go, kartat Go, Go animals, e cila përdoret për të identifikuar kafshën tuaj në rast se largohet nga shtëpia juaj. Aplikacioni ofron një siguri maksimale për shkak se përdor protokolle dhe elemente sigurie shumë të avancuar.
– Cilat janë pritshmëritë e më tejshme nga ky aplikacion(produkti)?
Inovacioni është e ardhmja dhe jam duke punuar për të ardhmen. Çdokush kur nis një sipërmarrje ka një ëndërr ambicioze dhe një vizion dhe plani për ta realizuar atë është shumë i qartë dhe i detajuar. Po punoj që GoTaps pas pak vitesh të jetë një kompani globale, si pjesë e një zhvillimi të qëndrueshëm me një siguri dhe efikasitet teknologjik. Gjithashtu, dua të jetë një model frymëzues dhe motivues për çdo të ri anë e mbanë botës, duke u treguar se kush beson çmendurinë e ëndrrave të tij i bën ato realitet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



