Njerez

Dita Botërore e HIV-AIDS/ “Jam me HIV prej 40 vjetësh, e dinë vetëm miqtë”. Historia e Sofias që u infektua në moshën 15 vjeçare

Sofia, (do ta quajmë kështu), sot është 56 vjeç, ka një punë, dhe një jetë e rregullt.

Në moshën 15-vjeçare, në vitin 1980, jeta e saj, sipas asaj që ajo rrëfen, ishte shumë më e trazuar.

Pikërisht në ato vite ajo u infektua me virusin HIV me të cilin jeton prej dyzet vjetësh. “Nuk mund të them saktësisht se kur u infektova – thotë ajo – ndoshta qysh në vitin 1980 kur askush nuk fliste për SIDA-n dhe unë po shkëmbeja shiringa me miqtë e mi që drogoheshim në periferinë jugore të Milanos, por është gjithashtu e mundur që të jem infektuar me vone (1988), kur unë kisha marrëdhënie me një të droguar”.

Diagnoza erdhi shumë më vonë për të, në vitin 1996, kur ajo u shtrua në spital me bronkopneumoni të rëndë.

Pikërisht atë kohë asaj iu bë testi i HIV-it për herë të parë kur zbuloi se ishte pozitive.

“Unë u transferova në infektivin e Sacco-s për dhjetë ditë, por kur u largova nuk e kisha mendjen të merrja një diagnozë për HIV. Vendosa të trajtohesha vetëm dy vjet më vonë. Në një moment e shihja veten më shumë tek infektivi sesa këtu ndaj dhe vendosa të jetoj”.

Ajo e Sofias është një nga historitë e para të infektimit në Lombardi, një histori që ajo vetë mund ta tregojë sot, ashtu siç do të mund të tregonin dhjetëra miq që ajo humbi nga SIDA.

Artikulli i parë shkencor që dha një rritje të pashpjegueshme të dy patologjive të rralla mes homoseksualëve të rinj amerikanë daton në qershor të vitit 1981.

Vetëm tre vjet më vonë iu dha një emër sëmundjes së re, SIDA, e shkaktuar nga një virus, HIV, i aftë për të sulmuar imunitetin.  Dyzet vjet më vonë kërkimi, shkenca ka bërë përparime të mëdha në këtë drejtim, ka zbuluar se si kjo sëmundje të diagnostikohet, ka gjetur trajtimet më efektive, por mbetet ende një stigmë për virusin që mund të prekë këdo përmes seksit të pambrojtur.

“Për sëmundjen e dinë miqtë e mi më të ngushtë – vazhdon Sofia – por unë nuk e kam thënë në punë dhe as në palestër. Kisha disa muaj marrëdhënie të sigurta me një mashkull, por më pas lidhja mori fund. Ai kishte frikë dhe unë vetë nuk doja ta përfshija në një histori të ndërlikuar”.

Në vitin 1996, kur filloi mjekimin, Sofia merrte dhjetë ilaçe në ditë.

Tani vetëm një pilulë dhe kontrollohet çdo gjashtë muaj.

“Kam një jetë të rregullt, merrem me sport, nuk pi alkool, nuk pi duhan”.

1 dhjetori është dita botërore për luftën kundër SIDA-s.

Andrea Gori, shef i sëmundjeve infektive i Lombardisë thotë se,  “Unë kam përjetuar të gjitha arritjet e mëdha të hulumtimit të sëmundjes dhe do të doja të shihja edhe vaksinën. Fatkeqësisht, dy vite rreziku pandemie na bën të humbasim atë që kemi ndërtuar në kulturën e parandalimit”.

Përshtati në shqip; Gazeta “Si”  


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë