Varianti Omicron ka të ngjarë të përhapet ndërkombëtarisht, duke paraqitur një rrezik global "shumë të lartë", ku rritjet e Covid-19 mund të kenë "pasoja të rënda" në disa vende, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) këtë mëngjes.
Agjencia e OKB-së, në këshillat teknike për 194 shtetet e saj anëtare, u kërkoi atyre që të përshpejtojnë vaksinimin e grupeve me prioritet të lartë dhe të "sigurojnë planet për frenimin e transmeturshmërrisë" për të ruajtur shërbimet thelbësore shëndetësore.
“Omicron ka një numër të lartë mutacionesh, disa prej të cilave janë shqetësuese për ndikimin e tyre të mundshëm në trajektoren e pandemisë. Rreziku i përgjithshëm global në lidhje me variantin e ri të shqetësimit Omicron vlerësohet si shumë i lartë.Nevojiten kërkime të mëtejshme për të kuptuar më mirë potencialin e Omicron për t'i shpëtuar mbrojtjes kundër imunitetit të shkaktuar nga vaksinat dhe infeksionet e mëparshme, duke shtuar se më shumë të dhëna priten në javët e ardhshme”,deklaroi më tej OBSH.
Burimi:The Guardian/Përshtati:Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.