Drejtësia

Caktohet trupa gjykuese në procesin ndaj Sajmir Tahirit, të tretin e zgjedh KLGJ-ja

Dosja në ngarkim të Sajmir Tahirit dhe Jaeld Çelës në Apelin e Posaçëm, do të gjykohet nga Daniela Shirka që është kryesuese, anëtare Ilirjana Olldashi dhe anëtari i tretë pritet të delegohet nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Çështja ndaj ish-ministrit të Brendshëm dhe ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, u regjistrua një ditë më parë pranë Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ku ata kërkojnë pafajësinë.

Ish-ministri u dënua me 5 vite burg nga Shkalla e Parë, vendim i cili u konvertua në 3 vite shërbim prove. Ndërsa Apeli e ktheu çështjen për rigjykim në shkallën e parë, me argumentin se kjo gjykatë kishte gabuar në rikualifikimin e akuzës nga “trafik i narkotikëve” në “shpërdorim detyre”.

Akuza këto, për të cilat SPAK kërkoi dënimin me 12 vite burg. Ishte ish-ministri i Brendshëm që bëri rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkesë e cila u pranua pjesërisht duke e kthyer për rigjykim në Apel, por me trupë tjetër gjyqësore.

SPAK e akuzoi për trafik droge Sajmir Tahirin, por gjykata e dënoi vetëm për shpërdorim detyre, ndërsa me prishjen e vendimit nga Gjykata e Lartë, dosja rikthehet edhe njëherë në Apel.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë