Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku reagoi pas miratimit në Kuvend të buxhetit për vitin e ardhshëm.
“Fatkeqësisht, sot qeveria refuzoi nismën e PD për të ulur TVSH-në për ushqimet nga 20% në 6%. Në një situatë të paprecendentë të rritjes së çmimeve, kur çdo qeveri po merr masa për të mbrojtur qytetarët dhe shtresat në nevojë, qeveria Rama refuzoi sot të miratojë masa nxitëse për konsumin dhe për familjet në nevojë.
659 mijë individë sot janë në minimumin e jetesës. 40% e buxhetit familjar sot shkon për mbijetesë dhe ushqim, por qeveria rrëzoi nismën tonë per uljen e çmimeve, rriti taksat për fermerët dhe uli kompensimin!
Buxheti i miratuar formalizoi kapjen e shtetit, ligjet me porosi për klientët e qeverisë Ulet taksa e karburantit për jahtet. Hiqet taksa për qumështin pluhur”, komentoi Tabaku në Facebook.
“Çfarë parashikon qeveria për qytetarët e zakonshëm dhe fermerët vitin e ardhshëm? Vetëm rritje çmimesh.
Rritjen e TVSH-së në bujqësi, që do të sjellë rritjen e mëtejshme të çmimeve.
Rritjen e taksës për gazin, që do të shtrenjtojë koston e jetesës për shqiptarët.
Fatkeqësi që përpara së të mbrojë shqiptarët me nisma si e jona për uljen e çmimeve, Edi Rama voton për të mbrojtur interesat financiarë të një grushti njerëzish”, shkruan Tabaku.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




