Politike

Miratohet buxheti 2022, PS voton kundër amendamenteve të Erion Braçes për paketën fiskale, vetëm 8 deputetë pro

Kuvendi miratoi të enjten mbasdite buxhetin për vitin 2022.

Në seancën e të enjtes 77 deputetë kanë votuar pro buxhetit për vitin e ardhshëm ndërkohë 46 kanë qenë kundër.

Kuvendi ka miratuar edhe amendamentin e propozuar nga Taulant Balla për 60 milionë lekë shtesë për institucionin e Vettingut, KPA.

Ndërkohë me shumicë votash janë rrëzuar propozimet dhe amendamentet e bëra si nga ish zv.kryeministri Erion Braçe, LSI-ja dhe PD-ja.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë