Në Indeksin e Rrezikut të Ryshfetit, Shqipëria renditet në vend të 110-të nga 194 shtete për vitin 2021. Indeksi i publikuar nga Trace Matrix, tregon se Shqipëria vlerësohet me 50 pikë (nga 1 me nivel të ulët rreziku deri tek 100 me nivel të lartë rreziku) dhe është përmirësuar me 5 pozicione nga viti i shkuar.

Në ndarjen sipas sektorëve, rreziku më i lartë ndaj ryshfetit në vendin tonë është në ndërveprimin e biznesit me qeverinë e vlerësuar me 55 pikë. Parandalimi dhe zbatimi kundër ryshfetit në Shqipëri vlerësohet me 54 pikë, ndërsa për transparencën e Qeverisë dhe Shërbimit Civil me 51 pikë. Ndërsa për kapacitetin e Mbikëqyrjes së Shoqërisë Civile, duke përfshirë këtu dhe rolin e medias, Shqipëria është vlerësuar me 39 pikë, fusha e pikëzuar më lart.
Në raport me vendet e rajonit, Shqipëria është e parafundit, para Bosnjë Hercegovinës që rënditet në vendin e 132-të. Nivelin më të ulët të rrezikut ndaj ryshfetit në rajon e ka Mali i Z, ndjekur nga Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Serbia.

Në Europë, Shqipëria qëndron para Moldavisë, Bjellorusisë dhe Azerbajxhanit.
Indeksi i Trace Matrix, mat rrezikun e ryshfetit të biznesit në 194 shtete të botës. Rezultati i përgjithshëm i rrezikut të ryshfetit është një rezultat i kombinuar dhe i ponderuar i katër fushave që janë: ndërveprimet e biznesit me qeverinë, parandalimi dhe zbatimi kundër ryshfetit, transparenca e Qeverisë dhe Shërbimit Civil, si dhe kapaciteti për Mbikëqyrjen e Shoqërisë Civile, duke përfshirë rolin e medias.


Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje