Masat kufizuese të vendosura nga pandemia Covid-19 e dëmtuan rëndë biznesin e tregtisë me jashtë.
Sipas të dhënave nga INSTAT gjatë vitit të kaluar dëmi ishte më i madh tek bizneset e eksportit, numri i të cilave u ul me 8.3% gjatë vitit 2020, sesa në ato të importit të cilat pësuan ulje me 1.1%.
Në vitin 2020 eksportet e mallrave janë 272 miliardë lekë, duke u ulur 9.0% krahasuar me një vit më parë. Ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 605 miliardë lekë, duke u ulur me 6.8% krahasuar me vitin 2019.
Në vitin 2020 pesha e eksporteve në vendet e BE është 75% të eksporteve të mallrave, në vlerën 203 miliardë lekë.
Eksportet në vendet e BE u ulën me 10.9% krahasuar me vitin 2019.

Pesha e importeve nga vendet e BE është 58% të importeve të mallrave, duke arritur vlerën 351 miliardë lekë. Importet nga këto vende u ulën me 6.1%, krahasuar me vitin 2019.
Italia vazhdon sërish të jetë partneri ynë kryesor për eksportet dhe importet.
Vlera e eksporteve drejt Italisë është 124 miliardë lekë, duke u ulur 13.7% krahasuar me vitin 2019. Ndërsa vlera e importeve nga Italia 152 miliardë lekë, duke u ulur 7.4% krahasuar me vitin 2019.

Në vitin 2020, ndërmarrjet që operojnë në industri dominojnë ndërmarrjet eksportuese. Këto ndërmarrje kryejnë 80% të vlerës së eksporteve, duke u ulur me 10.9%, krahasuar me vitin 2019. Ndërmarrjet që operojnë në tregti dominojnë ndërmarrjet importuese në vitin 2020. Këto ndërmarrje kryejnë 58% të vlerë së importeve, duke u ulur me 3.2% krahasuar me 2019.
Për vitin 2020, më shumë se gjysmën e eksporteve e kryejnë 100 ndërmarrjet më të mëdha (58%), ndërsa më shumë se gjysmën e importeve e kryejnë 200 ndërmarrjet më të mëdha (51%).
Në vitin 2020, dominojnë ndërmarrjet që eksportojnë drejt 1 vendi partner. Ato kryejnë 32% të vlerës së eksporteve, ndjekur nga ndërmarrjet që eksportojnë drejt 3-5 vendeve partnere (22%).
Në vitin 2020, dominojnë ndërmarrjet që importojnë nga 10 ose më shumë vende partnere. Këto ndërmarrje kryejnë 53 % vlerës së importeve, ndjekur nga ndërmarrjet që importojnë nga 3-5 vende partnere (16% ).
Gjatë periudhës 4-vjeçare (2016-2020) vihet re një tendencë rritje e eksporteve 8.7% mesatarisht në vit dhe importeve 5.6% mesatarisht në vit, duke pasur ulje gjatë viteve 2019-2020.
Në vitin 2020 pesha e eksporteve është 31%, duke u ulur 9.0% krahasuar me vitin 2019.
Ndërsa pesha e importeve në vitin 2020 është 69%, duke u ulur 6.8% krahasuar me vitin 2019. Për vitin 2020 më të eksportuara janë grupet e produkteve: “Mallra të përpunuara” me 62%, duke u ulur me 10.9%, “Lëndët djegëse” dhe “Makineri dhe pajisje transporti” me 8%, duke u ulur respektivisht me 31.1 dhe rritur me 6.8% dhe “Ushqime dhe kafshë të gjalla” me 11% të eksporteve, duke u rritur me 10.0% krahasuar me vitin 2019.
Në vitin 2020 pesha e eksporteve në vendet e BE është 75%, duke u ulur me 10.9% krahasuar me vitin 2019. Ndërsa pesha e importeve nga vendet e BE është 58% të importeve duke u ulur me 6.1%, krahasuar me vitin 2019.
Pesha e eksporteve në vendet e CEFTA-s është 18%, duke u ulur me 5.9% krahasuar me vitin 2019. Ndërsa pesha e importeve nga vendet e CEFTA-s është 7% të importeve duke u rritur me 1.9%, krahasuar me vitin 2019.

Eksportet në vlerë kanë shënuar rritje drejt Greqisë, Gjermanisë, Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Francës ndërsa rritje për importet kanë Greqia, Gjermania, Maqedonia e Veriut dhe Kosova.
Në vitin 2020 partnerët tanë kryesorë për eksportet janë: Italia (45%), duke u ulur me 13,7% krahasuar me vitin 2019, Kosova (10%), duke u ulur 12,0% krahasuar me vitin 2019, Spanja (6%), duke u ulur 30,4% krahasuar me vitin 2019.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




