Treg

Uber do nisë të ofrojë kanabis për klientët në Kanada

Uber po shton kanabisin në listën e artikujve që mund të porositen përmes aplikacionit të tij, megjithëse për momentin ai do të jetë vetëm për klientët në Ontario, Kanada.

Nga e hëna, përdoruesit në këtë vend mund ta blejnë drogën përmes një kategorie të re në aplikacionin Uber Eats, që i shkon brenda orës.

Është hera e parë që kompania e transportit ka ofruar akses të drejtpërdrejtë në blerjen e kanabisit.

“Kur rruga të jetë e qartë dhe në SHBA për kanabisin, kur ligjet federale të hyjnë në lojë, ne do ta konsiderojmë dhe atje,” tha shefi ekzekutiv Dara Khosroëshahi për CNBC në fillim të këtij viti.

Shitjet menaxhohen nga Tokyo Smoke, një kompani me bazë në Toronto që operon më shumë se 50 pika shitjeje në Ontario, sipas faqes së saj të internetit. Aplikacioni do të verifikojë moshën e një personi ndërsa stafi do të kontrollojë ID-në kur të arrijë një klient, shpjeguan kompanitë.

Uber pretendoi se përfshirja e kanabisit brenda aplikacionit të saj do të zvogëlonte tregun e paligjshëm të drogës dhe do të ndihmonte në uljen e numrit të shoferëve në rrugë që janë nën ndikim dhe “të përmirësonte sigurinë në rrugë”.

Një vështirësi për pikat që shesin kanabis janë ligjet komplekse rreth përdorimit të përpunuesve të pagesave si Visa ose Mastercard për të trajtuar shitjet e një produkti që SHBA, në nivel federal, ende e konsideron të paligjshëm.

Burimi: Financial Times/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë