Bota

Covid, ministri gjerman: Në fund të dimrit, të gjithë të vaksinuar, të shëruar ose të vdekur!

“Pothuajse të gjithë gjermanët do të vaksinohen, kurohen ose do të vdesin në fund të dimrit”. Ky është paralajmërimi i fortë i ministrit të Shëndetësisë, Jens Spahn, i cili i bën thirrje dramatike qytetarëve që të vaksinohen.

"Me variantin Delta ka shumë gjasa, - shtoi ai. - Njerëzit e pavaksinuar kanë shumë gjasa të infektohen me Covid". Ndërkohë, situata shëndetësore në Saksoni është aq e rëndë sa rrezikon t’i shndërrojë repartet e infektivit n spitale në një kolaps.

Alarmin e ka dhënë kryetari i Dhomës së Mjekëve, Erik Bodendieck. "Nëse situata nuk ndryshon, do të duhet të mendojmë se kush duhet të trajtohet dhe kush jo. Procedurat e emergjencës do të duhet të zbatohet dhe ne do të flasim për këtë gjë gjatë kësaj jave me kolegët e mi", shpjegoi ai.

Nga ana e saj, kancelarja në detyrë Angela Merkel, tha se masat aktuale kundër Covid në Gjermani “nuk janë të mjaftueshme” për të përballuar gravitetin e pandemisë.

Sipas kancelares, Gjermania po përjeton një situatë "që do të kalojë gjithçka që kemi pasur deri më tani. Nuk do të mjaftojë as rregullorja që përjashton të pavaksinuarit nga jeta publike".


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë