Mendim

Ç’po ndodh në këtë prag dimëror me Covid-19 në Europë, por jo vetëm?

Nga Laidon Shapo-Gjatë kësaj vere plot zëra në Europë por jo vetëm, përfshi ekspertë të fushës, projektonin një dimër shumë më të qetë se vjet dhe një rënie të gjithë kurbave të Covid-19 dhe pse-të kishin të bënim me një fushatë të gjerë dhe të pandalshme vaksinim në nivel të grupeve risk dhe popullatë. Ç ’ngjau realisht dhe pse tashmë jemi nën trysninë e Deltës, rasteve në rritje, shtrimeve, numrit të vdekjeve dhe disa vendeve që po shkojnë drejt masave ekstreme që shumëkush mendoi se ikën nga dera që s’lejon kthim pas?
Shkurt disa opinione personale nga njohuritë e grumbulluara në kohë.

  1. Vaksinimi në rang popullate nuk eci me atë shpejtësi dhe mbulesë që u projektua. Ka vende që kapen 70% por ka të tjerë që janë në 40-60%.
  2. Si raportohen të dhënat e vaksinimit ka rëndësi. 12 + apo 16+. Po shihet që nëse nuk vaksinohen grup moshat 12-15, kthimi i shkollave ka sjellë shtim të rasteve, përhapje të infeksionit dhe rrezik për qarkullim viral.
  3. Booster-at: Evidencat kanë treguar qartë një rënie të kujtesës dhe mbrojtjes imunitare pas një periudhe 6 mujore nga doza e dytë duke shtuar nevojën për një doze përforcuese (booster) se pari tek gupet risk dhe 65+.
  4. Vazhdimi i një sërë masash parandaluese: përfshi maskat në ambiente të mbyllura dhe grumbullime masive.
  5. Prezantimi i kartelës vaksinatore në ambientet e lartpërmendura dhe gjatë udhëtimeve në pikat kufitare.
  6. Vazhdimësia me programet testo-gjurmo-trajto dhe ndjekjen/izolimin e personave me LFD/PCR + dhe kontakteve.

Të gjitha sa më lart luajnë një rol në situatën e krijuar në masa të ndryshme. Padyshim nivelet e infektueshmërisë në nivel popullate ka rëndësinë e vet, por të dhënat e grumbulluara tregojnë se dhe ata nuk janë aq te mbrojtur sa mendohej!
Pikat e përmendura kanë edhe më shumë vlerë për situatën në atdhe ku jemi në nivel prej 37% vaksinimi me dy doza dhe ku janë aplikuar katër lloje të ndryshme vaksinash e ku në një pjesë të popullatës vulnerabel (65+) janë vaksinuar me Sinovac me një efektshmëri shumë më të ulët se vaksinat e njohura Pfizer/Moderna/AZ.
Vaksinimi nuk duhet të jetë i detyrueshëm (në princip), ama koha dhe variantet e fundit të Sars_Cov2 (delta në veçanti) po na tregojnë që është më e sigurt të mbrojmë veten dhe të afërmit e me tej përmes vaksinës se sa mes përplasjes me virusin real. Ky do jetë një dimër i vështirë pavarësisht temperaturave dhe lojërave stinore.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë