Tension i lartë të dielën në mbrëmje nga protestuesit “no vax” në Evropë. Në rrugët e Brukselit, ka pasur një guerilje të vërtetë urbane mes manifestuesve dhe forcave të policisë.
Rreth 35,000 njerëz dolën në rrugë kundër kufizimeve të reja anti-Covid. Marshimi, i cili filloi në mënyrë paqësore, më pas degjeneroi kur demonstruesit hodhën objekte dhe policia u përgjigj duke përdorur topa uji dhe gaz lotsjellës. Në Holandë, u hënua nata e tretë e protestave kundër bllokimit.
"Shumë grupe të vogla po shkatërrojnë gjërat" në qytetin verior të Groningenit, tha një zëdhënës i policisë holandeze, duke shtuar se oficerë kundër manifestimeve t dhunshme, janë të vendosur për “rikthimin e rendit”. Trazira gjithashtu ka pasur në Enschede, Leeuëarden dhe Tilburg, sipas mediave lokale.
Një ditë më parë, protesta ka pasur edhe në Itali dhe Austri, e cila ka rikthyer izolimin e plotë anti-Covid deri në 12 dhjetor.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.