Shkollat elitare të Gjermanisë naziste, të cilat u krijuan për të trajnuar udhëheqësit e ardhshëm të Rajhut të Tretë, përdorën shkolla private britanike si Eton dhe Harrow si modele të tyre, zbulon një libër i ri.
Historiania Helen Roche ka shkruar historinë e parë gjithëpërfshirëse të shkollave elitare naziste, të njohura si Napola. Duke u mbështetur në kërkimet e ndërmarra në 80 arkiva në gjashtë vende, si dhe nga dëshmitë e më shumë se 100 ish-nxënësve, Roche zbuloi se sa të etur ishin nazistët të mësonin nga shembulli “formues i karaktereve” të sistemit britanik.
Midis viteve 1934 dhe 1939 pati një stuhi shkëmbimesh reciproke midis shkollave britanike dhe gjermane, me djemtë nga shkollat private më prestigjioze të Britanisë që kalonin periudha të gjata në Napola.
Roche, një profesore e asociuar në Universitetin Durham, tha se autoritetet e Napolës donin të mësonin nga sistemi britanik, duke shpresuar të krijonin një model superior për shkollat e tyre.
Ndërsa shkollat private britanike kishin edukuar “sundimtarët e perandorisë shekullore britanike”, Roche tha se ishte parashikuar “që Napolat duhet të trajnonin sundimtarët e ‘Rajhut njëmijëvjeçar”.
Tre Napolat e para u krijuan në vitin 1933 si dhuratë për ditëlindje për Hitlerin nga ministri i atëhershëm i kulturës, Bernhard Rust. Në fund të luftës kishte 40 Napola, duke përfshirë katër të tilla për vajza.
Hulumtimi i Roche zbuloi se Napolat ishin shumë më efektivë në indoktrinimin politik të nxënësve sesa, për shembull, rinia Hitleriane. Kjo për shkak se fëmijët i frekuentonin këto shkolla që në moshë të re, ishin shumë të veçuar dhe kushte pranimi shumë të rrepta…
“Rezultati ideal i programit do të ishte që nxënësit dhe stafi i Napolës të mësonin se si bëheshin gjërat në Angli dhe më pas ta përdornin ato njohuri për të përmirësuar teknikat e tyre arsimore,” tha Roche, i cili ka hulumtuar Napolas për më shumë se një dekadë.
August Heissmeyer, një inspektor i autoriteteve të Napolës, shpesh vlerësonte sistemin e shkollave private britanike si një paradigmë par excellence të atij edukimi “formues të karakterit”, që ishte qëllimi më i lartë i Napolës.
Djemtë e Napolës që merrnin pjesë në shkëmbime u panë si “ambasadorë kulturorë” për “Gjermaninë e re”.
Roche tha se shumë prej djemve dhe mjeshtrave britanikë ishin të impresionuar nga ajo që panë në Gjermani, megjithëse qëndrimet ndryshuan ndërsa marrëdhëniet u përkeqësuan.
“Ne mund ta shohim këtë program shkëmbimi si një mikrokozmos për qëndrime më të përgjithshme ndaj regjimit nacionalsocialist nga publiku britanik i klasës së mesme dhe të lartë,” tha ajo.
“Jo plotësisht të bindur nga qëllimet dhe idealet e Rajhut të Tretë, por megjithatë të përgatitur për t’u dhënë homologëve të tyre gjermanë përfitimin e dyshimit, derisa lufta naziste arriti kulmin e saj fatal”
Burimi: “The Guardian”/ Përshtati në shqip: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.