Treg

38 milionë euro për të blerë energji deri më 16 nëntor

Furnizuesi i Tregut të Lirë, FTL, ka blerë 38 milionë euro energji elektrike për datat 3 deri 16 nëntor 2021.

Çmimet e energjisë së blerë luhaten nga 240-280 euro/mwh. Globalisht çmimi i energjisë nuk ka pasur ulje.

FTL-ja po e blen energjinë në kompanitë vendase, kur situata hidroologjike nuk është favorizuese dhe me ardhjen e stinës së vjeshtës.

Vetëm në tetor, FTL pagoi për të siguruar energjinë e nevojshme për konsum rreth 65 milionë euro, një shumë kjo rekord dhe më e madhja e regjistruar ndonjëherë në një hark të tillë kohor prej më pak se 30 ditësh.

Sipas autoriteteve përgjegjëse në këtë situatë, gjendja e jashtëzakonshme e krizës energjitike do të do të zgjasë deri më 15 prill 2022.

Zgjidhja më e shpejtë që është menduar është ajo e nxjerrjes në treg të lirë e të paktën 7 mijë bizneseve që janë të lidhur në tension të mesëm. Kjo do të ulë koston për OSHEE e cila do të ketë detyrimin të furnizojë vetëm konsumatorët familjare dhe ata në tension të ulët ndërsa ata në treg të lirë do të duhet ta sigurojnë të vetëm këtë energji me çmime tregu. Deklaruar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, duke nënvizuar se dalja e këtyre bizneseve në treg të lirë do të jetë në janar 2022.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë