Menaxhim

Agjencitë e krijuara në Shqipëri nuk janë funksionale dhe të shkëputura nga ministritë drejtuese

Një analizë e OECD-së, BE-së dhe SIGMA me titull “Organizimi i administratës publike: qeverisja e agjencive, autonomi dhe llogaridhënie” për Shqipërinë dhe Kosovën tregon pengesat që kanë pasur agjencitë shtetërore në këto vende për të qenë funksionale.

SIGMA ishte një ndër projektet që e mbështeti qeverinë e Shqipërisë në këtë projekt të nisur në 2017-n që synonte shkrirjen e institucioneve me funksione të ngjashme dhe zëvëndësimin me agjencitë shtetërore, duke përmirësuar administrimin territorial dhe duke prezantuar një tipologji të re të organeve administrative. Një Komitet Drejtues i nivelit të lartë u krijua për të udhëhequr reformat.

SIGMA ndihmoi qeverinë në zhvillimin e një metodologjie të detajuar për të drejtuar dhe për të ndjekur procesin ristrukturues dhe promovimin e reformave organizative të bazuara në të dhëna. Megjithatë, rezultatet e kësaj nisme janë mjaft të kufizuara dhe ambivalente” thuhet në raport.

Analiza thekson se për sa i përket uljes së numrit të agjencive, qeveria ia doli të konsolidonte një sërë organesh territoriale, p.sh. agjencitë rajonale të zhvillimit bujqësor dhe drejtoritë e arsimit, por nga ana tjetër u krijuan agjenci të tjera.

“Në nivelin qendror, në mënyrë paradoksale, u krijuan disa agjenci të reja nga shkëputja e njësive ministrore. Krijimit të këtyre agjencive të reja i mungonte justifikimi substancial, analiza paraprake dhe mekanizmat e llogaridhënies ndaj ministrive, sa i takon performancës dhe rezultateve, nuk ishin të specifikuara qartë. Menaxhimi qendror i procesit të ristrukturimit ishte i dobët dhe ministrive të linjës nuk iu dhanë stimuj për të kontribuar në ristrukturimi i institucioneve të varësisë.”

Raporti tregon se Komiteti Drejtues nuk ka pasur asnjë mbledhje që nga viti 2019 dhe agjenci e reja krijohen ende jashtë procesit të ristrukturimit, pa kontroll rigoroz paraprak.

“Një qasje e decentralizuar ndaj racionalizimit në thelb nuk minon efektivitetin e tij, për sa kohë sa ministritë e linjës marrin udhëzime të forta qendrore dhe ka pritshmëri të qarta të artikuluara në nivel qendror në lidhje me rezultatet e procesit. Ky nuk ishte rasti në Shqipëri.”

Vendet e Ballkanit Perëndimor nisën një fushatë të vrullshme të krijimit të agjencive dhe entiteteve shtetërore gjatë tranzicionit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë