Një nga mënyrat për të ulur nivelet e kolesterolit është marrja e barnave për uljen e kolesterolit të quajtura statina. Megjithatë, ndërsa studime të shumta kanë treguar se ilaçet parandalojnë sëmundjet kardiovaskulare, disa kërkime të tjera tregojnë se ato mund të përkeqësojnë diabetin e tipit 2.
Një artikull në revistën “Trends in Pharmacological SciencesTrusted Source” argumenton për zhvillimin e barnave për të ulur nivelet e një klase tjetër yndyrash të patretshme. Shkencëtarët i quajnë këto molekula ceramide. Ashtu si kolesteroli, ceramidet janë një lloj molekule yndyrore, që luajnë një rol jetësor në strukturën e membranave qelizore. Autorët theksojnë se ekziston një lidhje e fortë midis përqendrimeve të larta të ceramideve dhe sëmundjeve të zemrës dhe diabetit te njerëzit, pavarësisht nga kolesteroli.
Ata gjithashtu shkruajnë se disa analiza tani masin nivelet e ceramideve për të vlerësuar rrezikun e pacientëve që vuajnë nga koleteroli. Për më tepër, eksperimentet laboratorike mbi brejtësit që hanë dieta me yndyrë të lartë tregojnë se ceramidet janë pjesërisht përgjegjëse për sëmundjet e zemrës dhe diabetin, në vend që të jenë nënprodukte të rastësishme të këtyre sëmundjeve. Kur shkencëtarët përdorin barna ose mjete gjenetike për të reduktuar sintezën e ceramideve te kafshët, kjo i pengon kafshët të zhvillojnë sëmundje kardiovaskulare dhe diabetin. Studime të tjera të kafshëve kanë zbuluar se ceramidet mund të rrisin ruajtjen e yndyrës, të ulin përdorimin e glukozës dhe të zvogëlojnë efikasitetin e mitokondrive, të cilat janë termocentralet e qelizave.
Të gjitha këto janë shenja dalluese të sindromës metabolike një kombinim i diabetit, presionit të lartë të gjakut dhe obezitetit që e vendos një individ në rrezik më të madh për sëmundje kardiovaskulare dhe goditje në tru.
“Në thelb, ne duam të marrim sa më shumë të dhëna që të jetë e mundur për të studiuar këtë molekulë të rëndësishme. Deri më tani nuk ka asnjë kompani farmaceutike që ka krijuar trajtimin por duhet të jemi të vetëdijshëm që ka rëndësi të madhe,” thotë autori i Scott Summers, në Kolegjin Shëndetësor të Universitetit të Jutës në Salt Lake.

Statinat reduktojnë nivelin e ceramideve në gjak, përveç kolesterolit. Megjithatë, ilaçet nuk pengojnë prodhimin e ceramideve në trup. Përkundrazi, ato reduktojnë prodhimin e lipoproteinave, të cilat janë molekulat që i bartin ato në qarkullimin e gjakut.
“Statinet bllokojnë sintezën e kolesterolit, e cila nga ana tjetër çon në frenim dytësor të prodhimit dhe sekretimit të lipoproteinave dhe nuk bllokojnë drejtpërdrejt sintezën e ceramideve,” shpjegoi Summers.
Justin Carrard, një specialist në mjekësinë sportive dhe ushtrimore në Universitetin e Bazelit në Zvicër, kohët e fundit botoi një artikull në revistën “Metabolites” rreth efektit të ushtrimeve fizike në nivelet e ceramideve.
Artikulli tregon provat paraprake se ushtrimet e rregullta reduktojnë ceramidet. Përveç kësaj, individët që ushtrohen rregullisht priren të kenë nivele të ulëta të disa llojeve të ceramideve.
“Tani ka prova të forta shkencore që ceramidet kanë një të ardhme si biomarkues për të shtresuar rreziqet kardiovaskulare,” tha Carrard.
Ai tha se nevojiten më shumë kërkime për të përcaktuar nëse aktiviteti fizik mund të ulë nivelet e ceramideve.
“Megjithatë, unë besoj fuqishëm se kjo do të bëhet një zonë e re me interes global në komunitetin mjekësor,” shtoi ai.
Burimi: MedicalNews/ Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



