Politike

PD, Bardhi: Sali Berisha bëri blof, nuk ka 1/4 e firmave për të mbledhur Kuvendin Kombëtar

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi reagoi pas konferencës për shtyp të Sali Berishës sipas të cilit firmat për mbledhjen e delegatëve do të dorëzohen vetëm tek kryetari i Keshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka dhe se ato do të verifikohen vetëm ditën e Kuvendit Kombëtar. Bardhi tha se ne bazë të statutit i takon atij që të merret për cështjet e organizimit përfshi edhe verifikimin e firmave dhe jo Edi Palokës.

“Pas 30 vitesh Sali Berisha i di rregullat se si funksionon PD. Si mblidhen organet e PD. Ajo që tha sot nuk ka lidhje me statutin dhe funksionimin demokratik të PD. U provua qartësisht që gjatë gjithë kësaj periudhe Sali Berisha ka luajtur një bllof të madh me demokratët. Nuk ka arritur të mbledhë dot 1/4 e firmave për të nisur proceduren e mbledhjes se Kuvendit Kombëtar. Ajo që pame sot është një tallje e madhe me sakrificën e demokratëve.  Eshtë fyerje e rëndë për cdo demokrat që pretendohet se mbahen sekret të dhënat e anëtarëve të Kuvendit janë sekret nga institucionet legjitime të PD”, tha Bardhi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë