Politike

Basha: Të pastrojmë politikën nga ata që abuzuan me besimin e qytetarëve

Duke shpërndarë një raport të DASH për Shqipërinë për vitin 2021, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, komentoi në Twitter se duhet t’i jepet fund kohës së pandëshkueshmërisë.  

“Shqipëria është vendi më i varfër në Europë, sepse është vendi më i korruptuar i Europës.

Një mijë e një hallet e njerëzve që rropaten për një jetë më të mirë, e sipërmarrësve që luftojnë për të mbijetuar në një ekonomi jo konkuruese, e të moshuarve të ndrydhur nga pensioni i pamjaftueshëm, i të rinjve që ëndrrat i kanë çdo ditë e më shumë larg Shqipërisë, janë një thirrje për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, për ta pastruar politikën nga të gjithë ata që kanë abuzuar me besimin e qytetarëve, duke pasuruar veten dhe një grusht të vogël njerëzish”, shkruan Basha


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë