“Bëra pak rrëmujë sot në punë”. Urimet e Krishtlindjeve David Beckham i ka bërë në mënyrën e tij dhe goxha para kohe.
Ish-ylli i Mançester Junajtid nuk e ka humbur instiktin e goditjes magjike dhe me të djathtën precize ka pikturuar një pemë të madhe Krishtlindjesh, duke gjuajtur topa të ngjyrave të ndryshme në një telajo.
Një vepër e vërtetë arti, pasi po të shikosh mirë videon, vë re saktësinë me të cilën janë gjuajtur topat dhe kombinimin e ngjyrave për të mos lënë hapësira të bardha. Madje, nuk mungon as dekoracioni në pjesën më të lartë të pemës.
Në rrjetet sociale, ndjekësit e anglezit janë çmendur. Ka nga ata që i kujtojnë se duhet edhe pak kohë deri për Krishtlindje, ndërsa të tjerët janë mrekulluar nga vepra e tij. Beckham ka marrë edhe ftesa për t’u rikthyer në fushë. Dhe në fakt, duke parë fizikun e tij, mund të mendojë seriozisht rikthimin.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



