Shitjet me pakicë në Eurozonë kanë rënë në mënyrë të papritur, duke ngritur shqetësime për ecurin e “shëndetit” të konsumatorit përpara një periudhe tjetër të infeksioneve Covid-19.
Të dhënat zyrtare treguan se vëllimi i shitjeve ra me 0.3 për qind në shtator, krahasuar me muajin e mëparshëm, të nxitur nga një rënie në produktet joushqimore, si mobiljet dhe biçikletat, si dhe në shitjet online.
Në të kundërt, shitjet në pikat e karburantit u rritën 1.1 për qind pasi u hoqën kufizimet dhe njerëzit u kthyen në zyrë dhe shkollë.
Shitjet e ushqimeve dhe pijeve u rritën gjithashtu në krahasim me muajin e kaluar, duke përmbysur tkurrjen disamujore pasi konsumatorët rritën shpenzimet në bare dhe restorante, të cilat nuk përfshiheshin në shitjet me pakicë
Shifrat vijnë pasi rritja e infeksioneve Covid-19 në vjeshtë në shumicën e vendeve kërcënoi besimin e konsumatorëve të cilët mendojnë se mund ketë kufizime të reja.
Tkurrja u nxit nga Gjermania ku shitjet ranë 2.5 për qind, ndërsa Italia, Franca dhe Spanja regjistruan zgjerime të vogla. Kjo, së bashku me të dhënat zhgënjyese të prodhimit industrial gjerman, konfirmon se ekonomia gjermane ka rezultuar kryesisht nën performancën e ekonomisë së saj në tremujorin e tretë.
Pavarësisht tkurrjes, shitjet me pakicë në të gjithë eurozonën mbetën 4.4 për qind mbi nivelet e janarit 2020.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




