Balerini dhe koreografi shqiptar, Eno Peçi, së bashku me koreografët Leo Mujić dhe Jakopo Godani, do të vënë në skenën e Teatrit SGN të Operas dhe Baletit në Lubjanë veprën “Strune- Strings”. Premiera është në 11 nëntor.
Eno Peçi do të prezantohet me pjesën “Angel”, me muzikë të kompozitorit Alban Berg.
Balerini Peçi ka qenë i ftuar edhe në ambientet e ambasadës shqiptare në Slloveni ku është takuar me ambasadorin Pëllumb Qazimi.

Eno Peçi dhe koreografia e tij janë prezantuar në një numër shtetesh si Austri, Shqipëri, Kosovë, Gjermani, Luksemburg, Hungari, Zvicër, Rusi, Itali, Japoni, etj. Ndërsa si balerin ai ka qenë i pranishëm në shumë skena të botës.
Ai u bashkua me Operën Shtetërore të Vjenës në vitin 2000, duke qenë balerini i parë shqiptar që performon live në Vjenë. Ndërkohë, në vitin 2009 ai ka filluar edhe karrierën në koreografi.
I lindur në Tiranë, ai është primo balerin i arsimuar në Akademinë e Baletit të Tiranës dhe në Shkollën e Baletit të Operës Shtetërore të Vjenës “Wiener Staatsoper”, ku dhe jeton e punon.
Në Austri është nderuar me disa çmime.
Në 2019-n mori çmimi austriak për shkencë dhe art – “ÖSTERREICHISCHEN EHRENKREUZES FÜR WISSENSCHAFT UND KUNST”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



