Menaxhim

OSSH kërkesë ERE-s: Kur nuk bëhet dot matja e energjisë të faturohet me vlerë referuese

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, pjesë e OSHEE Group ka dorëzuar pranë Entit Rregullator të Energjisë një kërkesë ku të vendoset se në rastet kur matja e energjisë nuk mund të bëhet për shkak të  dëmtimit apo kushteve teknike, faturimi pritet të bëhet në bazë të vlerave referuese. Por matja me një vlerë të tillë nuk mund të zgjasë më shumë se tre muaj.

Në shkresë, përcaktohet se vlera referuese do te përllogaritet bazuar në të njëjtin konsum të muajit respektiv të një viti të mëparshëm dhe/ose me konsumin mesatar vjetor.

Sipas procedurës ndryshimet që janë propozuar në vendimin “Mbi përcaktimin e metodologjisë së vlerave referuese në rast se të dhënat e matjes janë përkohësisht të padisponueshme dhe të paarritshme” duhet të kalojë në fazë konsultimi dhe më pas miratimi ose refuzimi nga Bordi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë