Mendim

Pse dorëheqja e Zaev në thelb është pozitive, por ngre pikëpyetje për Prespën dhe Bullgarinë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev u dorëhoq të dielën në mbrëmje pas humbjes së thellë të balotazheve në vend.

Zaev shpalli tërheqjen e tij të parevokueshme nga qeveria dhe nga kryesimi i LSDM, por bëri thirrje që shumica aktuale qeverisëse ta ruajë pushtetin duke mos i hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme.

LSDM e drejtuar prej tij fitoi vetëm 7 komuna ndërsa humbi edhe Shkupin e fituar nga një kandidatë e pavarur por  mbështetur nga koalicioni i opozitës VMRO-DPMNE.

Zaev filloi të hënën lëvizjet e para duke kërkuar takim me partitë e koalicionit ndërsa mediat maqedonase citonin Kushtetutën se çfarë do të ndodhë më pas.

Në mesin e një situate politike të nderë, kur Zaev ende nuk ka depozituar zyrtarisht dorëheqjen në Kuvend, dhe si kryeministër i dorëhequr, ve në pikëpyetje edhe vijimin e nismës së “Ballkanit të Hapur” (që kundërshtohet nga opozita maqedonase), dorëheqja e tij në thelb shënon një hap konkret mbi përgjegjësitë që duhet të marrë një lider në rast humbje të zgjedhjeve.

Zoran Zaev e kish paralajmëruar më herët se do të jepte dorëheqjen në rast humbje.

Nga rezultatet paraprake, rezulton se ai fitoi vetëm 7 komuna nga 43 dhe dorëheqja e tij përpos situatës së brendshme por edhe asaj të jashtme lidhur me rajonin mund të shihet në thelb si hap pozitiv për këdo lider në Ballkan që humb zgjedhjet. Raste të dyta nuk ka, ndaj dhe një hap i tillë i Zaev solli jo pak  habi në mediat e rajonit, sa kohë që edhe dorëheqja pak përtypet nga ata që duhet të mbajnë përgjegjësitë për rezultatin e punës.

Dhe këtu përfshihet edhe Shqipëria që vuan nga mos marrja e përgjegjësisë së liderve në rast humbje. Sepse ndryshe nga rasti “Zaev”, veprimet e kujtdo lideri shqiptar nuk do të kishin aq bujë apo linin gjurme mbi situatën në rajon.

Jo pa qëllim mediat greke por edhe ato maqedonase i bënë jehonë dorëheqjes së kryeministrit Zaev protagonisti kryesor i Marrëveshjes së Prespës por edhe emri me kritik për Bullgarinë në raportin e diskutueshem mes dy vendeve lidhur me hapjen e negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE

“Dorëheqje e Zaevit pas humbjes së madhe në zgjedhjet lokale”; “Zoran Zaev: Të nesërmen në Maqedoninë e Veriut pas dorëheqjes – Jo “për zgjedhje të parakohshme”; “Maqedonia e Veriut: Zoran Zaev jep dorëheqje”, janë disa nga titujt në mediat greke.  

Kujtojmë gjithashtu se për opozitën maqedonase VMRO- DPMNE (që sot është fituese e zgjedhjeve lokale), marrëveshja e Prespës mbetet ende e “dëmshme për interesat e shtetit të Maqedonisë së Veriut”.

Ndërkohë mediat në Bullgari i bëjnë jehonë triumfit të VMRO-DPMNE ndaj kandidatëve të LSDM-së të kryeministrit Zaev, dhe kujtojnë kinse gjithashtu se edhe partia e Ali Ahmetit (mbështetësi kryesor i Zaev nga partitë shqiptare) ka humbur Tetovën dhe Gostivarin.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë