Alec Baldwin foli për herë të parë me gazetarët pas episodit tragjik, ku vrau në sheshxhirim drejtoreshën e fotografisë së filmit “Rust” më 22 shtator.
Ai iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve duke përsëritur disa herë se nuk mund të fliste për ngjarjen. “Janë hetime në vazhdim, nuk mund të flas”, thotë disa herë aktori dhe producenti.
“Çfarë doni të dini? Një grua vdiq, ishte mikesha ime. Kur shkova në Santa Fe për të nisur xhirimet, hëngra darkë me të dhe me regjisorin. Ishim një ekip që shkonim shumë mirë me njëri-tjetrin dhe ajo që ndodhi ishte e tmerrshme”, tha Baldwin, ndërkohë që gruaja e tij regjistronte me celular gazetarët e grumbulluar.
Aktori theksoi se është pro masave shtrënguese mbi përdorimin e armëve në sheshxhirimet e filmave, për të rritur sigurinë e punonjësve.
“Sa aksidente me armë ka?” Këto janë Shtetet e Bashkuara. Ne kemi nevojë për një ligj të ri për armët në sheshxhirim, ndoshta prej plastike, nuk e di: nuk jam ekspert por është urgjente. “Të mbrohen njerëzit në sheshxhirim” dhe “Unë do të bashkëpunoja në çdo mënyrë në këtë”, shtoi ai.
Aktori theksoi se është urdhëruar nga autoritetet që të mos flasë për detajet e ngjarjes, pasi hetimi është në zhvillim e sipër, por shtoi se me policët flet çdo ditë për të sqaruar incidentin që çoi në vdekjen e 42-vjeçares Halyna Hutchins.
Më tej, ai e quajti incidentin si një episod që ndodh një herë në një trilion: “Në sheshxhirim ndodhin aksidente, por rrallë si ky. Kjo ndodh një në një trilion”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



