Menaxhim

Më 28-29 nëntor hapet Rruga e Arbërit dhe nis ndërtimi i Aeroportit të Vlorës

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka njoftuar me anë të një fotoje në rrjete sociale se me datë 28 nëntor 2021 do të hapet kantieri i ndërtimit të Aeroportit të Vlorës dhe një ditë më pas, më 29 nëntor 2021 do të hapet përfundimisht Rruga e Arbërit.

Pa as një kontekst më shumë, Kryeministri i vendit ka njoftuar këto dy lajme në data që përkojnë me festat komëbtare të Pavarësisë dhe Çlirimit.

Aeroporti i Vlorës, sipas të dhënave të projektit fillestar, do të shtrihet në një sipërfaqe prej 297 hektarësh. Nga këto 16 000 m2 do të jetë zona e terminalit të pasagjereve. Parkingu i avionëve do të jetë 46 690 m2 nga të cilat 32 000 m2 do të jenë për pozicionet e avioneve (12 vendqëndrime). 2000 m2 do të jetë sipërfaqja e shërbimit zjarrëfikës.

Pista do të jetë e gjatë 3200 metra, ndërsa kategoria e aeroportit do të jetë 4E, që do të thotë se plotëson kushtet për avionë të mëdhenj. Rrugët lidhëse do të jenë në total 7263 metra të kategorisë që mbështet operimet e pistës.

Ndërtimet në “Rrugën e Arbërit” filluan nw qershor 2018. Sipas Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë të Shqipërisë, Rruga e Arbërit, është një vepër infrastrukturore që do të kushtojë rreth 240 milionë euro, ku shteti shqiptar do të marrë përsipër të likuidojë kontraktorin brenda një periudhe 13 vjeçare. Ishte parashikuar hapja e saj në prill të vitit 2022.

Zonat e Shqipërisë nëpër të cilat kalon rruga janë: Tiranë, Zalldajt, Murizë, Guri i Bardhë, Ura e Vashës, Plani i Bardhë, Bulqizë, Ura e Çerenecit, Gjoricë dhe Dibër.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë